array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Ndërtohet poligoni sportiv në qytetin e Skenderajt

Deklarata

Bekim Jashari(18.09.2020): “Lagjia 2 e qytetit tonë brenda 2 muajve bëhet me Poligon Sportiv”

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka mbajtur premtimin lidhur me ndërtimin e poligonit sportiv, mirëpo premtimi u përmbush me një muaj vonesë

Artikulli

Komuna e Skenderajt ka përuruar poligonin sportiv në lagjen 2 të qytetit gjatë ditës së premte, më 18 dhjetor.

Për këtë projekt kryetari Bekim Jashari kishte premtuar se do të ndërtohet brenda dy muajve. Sipas dinamikës së punimeve, premtimi  u realizua me 1 muaj  vonesë.

Jashari kishte njoftuar për fillimin e punimeve më 18 gusht të këtij viti.

“Lagjia 2 e qytetit tonë brenda 2 muajve bëhet me Poligon Sportiv. Sot ka filluar ndërtimi i poligonit sportiv në lagjen 2 të qytetit tonë, projekt ky i financuar nga komuna e Skenderajt dhe Ministria e Pushtetit Lokal, në kuadër të “Grantit të Përformancës” që kemi fituar për vitin 2018. Përurimin e këtyre punimeve e bëri sot nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku,  së bashku me drejtorët komunal, ku me këtë rast inxhinierët njoftuan se ky projekt do të përfundojë shumë shpejt”, ka shkruar i pari i Skenderajt në rrjetin social “Facebook”.

Ky projekt është i financuar nga Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Pushtetit Lokal, në kuadër të “Grantit të Përformancës” që e kanë fituar për vitin 2018.

Vlera e parashikuar e kontratës për këtë projekt ka qenë 25 mijë euro.Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “NDËRTIMI ING SH.P.K.; N.N.SH. ËORLD” në vlerë 22.702,61 euro.