array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Vlora Limani - Hajnuni dhe Adnan Rrustemi, Foto: Adnan Rrustemi/Facebook

Ndërrimi i qëndrimit për ndërrimin e partisë

Deklarata

(04.10.2019)

Gazetarja: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Vlora Limani – Hajnuni: Jo!

Vlora Limani - Hajnuni

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Në tetor të vitit 2019, Vlora Limani – Hajnuni, e cila në atë kohë ishte pjesë e LDK-së, kishte deklaruar se nuk do ta ndërronte partinë të cilës i përkiste. Por, Limani – Hajnuni e ka ndërruar partinë. Më 7 gusht 2022, kryetari i degës së LVV-së në Lipjan, Adnan Rrustemi, e ka zyrtarizuar kalimin e Limani – Hajnunit në Lëvizjen Vetëvendosje. Rreth 6 muaj pas aderimit në LVV, më 1 shkurt 2023, Limani – Hajnuni është emëruar këshilltare e ministres së Drjetësisë, Albulena Haxhiu.

Artikulli

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Limani – Hajnuni, në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare të tetorit të vitit 2019, për KALLXO.com kishte deklaruar se nuk do ta ndërronte partinë.

“Jo” – ishte përgjigjur shkurt Limani – Hajnuni më 4 tetor 2019, kur ishte pyetur nga KALLXO.com nëse do ta ndërronte partinë.

Por, ish-deputetja e LDK-së e ka ndërruar partinë, nga LDK-ja ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Më 7 gusht 2022, deputeti i LVV-së dhe kryetari i degës së LVV-së në Lipjan, Adnan Rrustemi, kishte njoftuar se Limani – Hajnuni ishte bërë pjesë e LVV-së.

“Vlora Limani Hajnuni në Lëvizje. Vlora, ish-deputete e LDK-së, ish-kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!” – kishte shkruar Rrustemi në faqen e tij në Facebook më 7 gusht 2022.

Postimi i Rrustemit ishte shpërndarë në po të njëjtën ditë, më 7 gusht 2022, nga vet Limani – Hajnuni  dhe nga faqja e LVV-së në Lipjan.

Rreth 6 muaj pas aderimit në LVV, më 1 shkurt 2023, Limani – Hajnuni është emëruar këshilltare e ministres së Drjetësisë, Albulena Haxhiu.

Më 5 shkurt 2023, Hajnuni – Limani ka njoftuar edhe se ka pranuar një ftesë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që të kontribuojë në kuadër të Grupit Punues për hartimin e dokumentit për vlerësimin e punës së qendrave për punë sociale.

KALLXO.com ka raportuar se Muharrem Hajnuni është avancuar në pozitë udhëheqëse në Burgun e Lipjanit më 15 dhjetor 2022, apo 4 muaj pasi gruaja e tij, ish-deputetja Vlora Limani- Hajnuni kaloi nga LDK-ja në Lëvizjen Vetëvendosje. 

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 6 tetor 2019, mori 8,848 vota. Mandati i saj si deputete e Kuvendit të Kosovës zgjati nga 26 dhjetori 2019 kur u bë konstituimi i Kuvendit deri më 22 gusht 2022 kur u shpërbë Kuvendi. Përbërja e këtij Kuvendi kishte rrëzuar Qeverinë Kurti 1 më 25 mars 2020.