array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Naim Ismajli. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Naim Ismajli premton ndriçim për fshatrat e Shtimes

Deklarata

Naim Ismajli (03.11.2020) -“Në vitin 2021 do të përfundojë ndriçimi jo vetëm në këtë fshat (Zborc), por në disa”

Naim Ismajli

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KRYPOMETRI do të monitorojë nëse Kryetari i Shtimes do ta mbajë këtë premtim.

Artikulli

Disa nga fshatrat e komunës së Shtimes nuk kanë ndriçim në hapësirat publike.

Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli më 3 nëntor në emisionin ‘Jeta në Komunë’ ka premtuar se deri në fund të vitit 2021 fshatrat si Zborci, Pjetërshtica, Molopolci, Petrova dhe Muzeqina do të kenë ndriçim publik.

“Këtë vit dhe vitin tjetër i kemi 100 mijë euro të ndara për ndriçim. Në vitin 2021 do të përfundojë ndriçimi jo vetëm në këtë fshat (Zborc), por në disa. Ndriçimi vjenë për të gjithë deri në fund të vitit 2021 të gjitha këto vendbanime (Pjetërshticë, Molopolcit, Petrovës, Muzeqinës),  do ta kenë.”

Mes të tjerash kryetari ka bërë të ditur se investimet do të ndodhin në secilin fshat, në pjesët kryesore.

Tash e 13 vite komuna me 27 mijë e 324 banorë  udhëhiqet nga i njejti kryetar. Naim Ismajli nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës arriti që të udhëhiqte për tre mandate Komunën e Shtimes.

Problemet e Shtimes në mandatin e tretë të Naim Ismajlit