array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Naim Ismajli premton masa ndaj borxhlinjve

Deklarata

“Posa të kalojë pandemia do të merren të gjitha masat që i parasheh ligji, sa i përket tatimit në pronë do të ketë edhe pengim të llogarisë. Do të fillojmë nga ata që në periudhë më të gjatë kanë borxhe të ata më të vegjël”

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli (28.10.2020)

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KRYPOMETRI do të monitorojë zbatimin e këtij rekomandimi nga Komuna e Shtimes pas publikimit të raportit nga ZKA.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka premtuar se do të merren masa ndaj personave të cilët nuk e kanë paguar tatimin në pronë, të cilët janë në listën e borxhlinjve të Komunës.

Ismajli këtë e ka deklaruar në debatin e mbajtur në Komunën e Shtimës për gjetjet e Auditorit dhe zbatimin e rekomandimeve nga kjo komunë.

“Posa të kalon pandemia do të merren të gjitha masat që i parasheh ligji, sa i përket tatimit në pronë do të ketë edhe pengim të llogarisë. Do të fillojmë nga ata që në periudhë më ta gjatë kanë borxhe të ata më të vogël”, tha Ismajli.

Bujar Bajraktari nga Zyra Kombëtare e Auditimt tha se Komuna e Shtimes i ka zbatuar shtatë rekomandime, një pjesërisht, katër nuk janë zbatuar dhe pesë janë të mbyllura.

Sipas tij, dy prej rekomandimeve të mbyllura kanë të bëjnë me të hyrat.

“Ne i kemi konsideruar të mbyllura dhe nuk kërkohet prej komunës që t’i zbatoj”, tha ai.

Ndërsa sa i përket performancës, ai tha se në vitin e fundit nuk kanë dhënë vërejtje për shkak të vështirësive që kanë komunat dhe i kanë paraqitur në kategori se ka sa kanë shpenzuar.

Asamblisti Fehmi Hysenaj, nga NISMA tha se nuk e ka kuptuar pse janë shpenzuar 5 mijë e 700 euro transport në ditët e Masakrës së Reçakut.

“Çka ka qenë ai shpenzim transporti në ditët e masakrës së Reçakut diku 5 mijë e 700 euro ide nuk kam çfarë transporti mundet të bëhet me atë shumë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari Naim Ismajli tha se për transportin në Reçak, pagesa ka qenë për biletën e Uilliam Uollkerit.

Nga viti 2014 deri në vitin 2017, vazhdimisht Auditori i Përgjithshëm kishte dal me opinion të pamodifikuar po me theksim të çështjes.

Në raportin e auditimit të vitit 2018, i cili është publikuar në muajin maj të vitit 2019, Komuna e Shtimes ka marrë opinion të pamodifikuar.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur më shumë shkelje në Komunën e Shtimes në vitin 2018 krahasuar me vitin paraprak. Auditori i ka dhënë 17 rekomandimeve kësaj komune për t’i adresuar shkeljet dhe dobësitë e identifikuar gjatë auditimit të pasqyrave financiare të vitit 2018.

Në vitin 2017, Komuna e Shtimes i kishte pranuar vetëm 10 rekomandime nga auditori. Numër të njëjtë të rekomandimeve kishte pranuar edhe në vitin 2016.

Ndërsa në vitin 2019, Komuna e Shtimes ka marrë 10 rekomandime, zbatueshmëria e të cilave do të dihet pas publikimit të raportit në vitin 2020 nga ZKA.