array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Mjegulla për ‘ndaljen’ e testimeve për COVID-19

Deklarata

Lajmi: “Ministria e Shëndetësisë ndal testimin e rasteve të kontaktit për COVID-19”

MSh: Ministria e Shëndetësisë i hedh poshtë si të pavërteta shkrimet në disa portale, sipas të cilave, “prej sot në Kosovë është marrë vendimi që për një kohë të pacaktuar të ndalë testimin për COVID-19 të rasteve të kontaktit” (SARS-COV-2)”.

 

Media dhe Ministria e Shëndetësisë

Vlerësimi

Me kos

Një lajm se “ndalet testimi për COVID-19 të rasteve të kontaktit” (SARS-COV-2)” ka shkaktuar shumë reagime. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se nuk janë kontaktuar nga gazeta dhe kanë thënë se nuk ka vendim për ndaljen e testeve, mirëpo ‘janë në proces të përditësimit të strategjisë së testimit, e në të cilën janë listuar pikat kryesore të strategjisë së re’. Krypometri ka gjetur se komunat e kanë pranuar një email në të cilin thuhet “gjeni të bashkangjitur Udhëzuesit  nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  për zbatim.” Në mesin e këtyre udhëzuesve është edhe ai që kërkon që mos të testohen personat që nuk kanë simptoma. Ky email ka bërë që Komuna e Gjilanit të mos marrë asnjë mostër nga personat që nuk kanë simptoma të COVID-19.

Artikulli

Një lajm i publikuar në portale se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar përditësimin e strategjisë së testimeve, përkatësisht ndaljen e testimeve të rasteve të gjurmuara për COVID-19, ka shkaktuara reagime.

“Ministria e Shëndetësisë ndal testimin e rasteve të kontaktit për COVID-19”, ishte titulli i portalit Zeri.info. Siç shpjegonte teksti, ndalimi i testimeve të rasteve të kontaktit është për një kohë të pacaktuar.

“Zëri.info” i referohej “vendimit” të Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk e prezantonte në artikull vendimin.

Por, siç shpjegonte ky medium, vendimin e kishin konfirmuar të paktën tri komuna të Kosovës. Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi dhe drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiu.

Por, përmes një komunikatë për media, vetë Ministria e Shëndetësisë i ka mohuar lajmet se ka ndalur testimin e personave të gjurmuar për COVID-19.

Ministria, e cila udhëhiqet nga Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim që e ndalon testimin e personave të gjurmuar për coronavirus.

“Ministria e Shëndetësisë i hedh poshtë si të pavërteta shkrimet në disa portale, sipas të cilave, “prej sot në Kosovë është marrë vendimi që për një kohë të pacaktuar të ndalë testimin për Covid-19 të rasteve të kontaktit” (SARS-COV-2)”. Ky lajm nuk është i vërtetë, sepse nuk ka asnjë vendim që përcakton diçka të tillë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në sqarimin e MSh-së.

Por, në të njëjtin demant, ministri e Shëndetësisë ka treguar se janë në proces të përditësimit të strategjisë së testimit, e në të cilën janë listuar pikat kryesore të strategjisë së re.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë testimet do të bëhen në bazë të disa kritereve.

“Nuk testohen personat asimptomatikë, por udhëzohen në vetizolim 14 ditor si dhe monitorim vetanak të gjendjes shëndetësore dhe në rast të shfaqjes së simptomave të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë”, thuhet në sqarimin e Ministrisë.

Por, sipas MSh-së udhëzuesi i ri i testimeve ende nuk është miratuar, mirëpo i njëjti do të “shqyrtohet nga Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve ngjitëse për t’u bërë pjesë e Strategjisë së përditësuar të testimit dhe ri-testimit për Covid-19”.

E personat që do të testohen janë vetëm ata që kanë simptoma dhe që kanë histori kontakti dhe sëmundje të tjera përcjellëse.

“Pacientët me infeksion akut të traktit respirator (fillimi i papritur i sëmundjes me të paktën njërin këto shenja e simptoma: kollë, ethe, frymë-zënie) ose shfaqje e papritur e anosmisë (humbje e shqisës së nuhatjes), ageusia (shijes) ose imazheri radiologjike që tregojnë lezione kompatibile me COVID-19”, njofton Ministria.

Gjithashtu, do të shihet historia e udhëtimit ose e vendbanimi në një vend/zonë, ku ka pasur vatra të rasteve ose përhapje në komunitet gjatë 14 ditëve para fillimit të simptomave.

Po ashtu, do të shihet kontakt i ngushtë me rast të konfirmuar ose të mundshëm COVID-19 në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave.

Përveç këtyre, sipas MSh-së, janë edhe disa kritere të tjera.

“Personi që kërkon hospitalizim, Personi banor ose anëtar i stafit, në një institucion rezidencial për personat e ndjeshëm, në 14 ditët para fillimit të simptomave”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

KALLXO.com ka pasur qasje në njoftimin e dërguar tek komunat, e në të cilin thuhet se “gjeni të bashkangjitur Udhëzuesit  nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  për zbatim.”

E në udhëzuesin e dërguar janë dhënë detaje se si duhet të trajtohen rastet e kontaktit dhe kur duhet të bëhen testime. Gjithashtu në udhëzues flitet edhe për rastet që kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 dhe mbas sa ditësh duhet të dalin nga izolimi ata pa u testuar fare.

Por, në MSh thonë se strategjia e re e testimit ende nuk ka hyrë në fuqi, prandaj kërkojnë që para se të publikohen lajme të kërkohet përgjigje edhe nga MSh.

“Duke vlerësuar rëndësinë e informimit korrekt dhe rolin e mediave gjatë pandemisë Covid-19, MSh u bën thirrje mediave që informatat rreth Covid-19 të konfirmohen para se të plasohen në institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me Covid-19 siç është MSH dhe IKSHPK”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa, Arbër Ismajli, nënkryetari i Gjilanit thotë se nuk e kanë testuar asnjë person nga lista e kontakteve duke u bazuar në rekomandimin që kanë pranuar.

“Qendra Rajonale e Shëndetit Publik sot nuk ka marrë asnjë mostër të listave të kontaktit me arsyetimin se mbrëmë është dhënë një rekomandim për mosmarrjen e mostrave të personave që nuk janë me simptoma të COVID-19”, ka thënë Ismajli.