array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Mjegulla mediale për pazarin e votave për buxhetin

Deklarata

Lajmi: Burime të Periskopit brenda Kryeministrinë bën të ditur se mëngjesin e sotëm, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë biseduar me kryeministrin Haradinaj dhe se i kanë thënë atij se do ta votonin Projektligjin për Buxhet, në këmbim të ndryshimit të Ligjit për Financimin e partive politike

 

Mediat

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Pazari për t’i siguruar votat për kalimin e buxhetit të vitit 2019 ende nuk është zbardhur. Partia e Shpend Ahmetit, PSD i ka publikuar kushtet e tyre në shkëmbim të votave për buxhetin, mirëpo mbetet mister përfshirja e Vetëvendosjes në këtë muhabet. Një lajm i publikuar në portalin Periskopi është demantuar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe nga deputetja Albulena Haxhiu. Hetimet për këtë temë do të vazhdojnë për të zbardhur nëse kishte një rrenë mediale apo kishte tentativë për të ndihmuar qeverinë e pakicës.

Artikulli

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përgënjeshtruar mediat kosovare rreth një lajmi të publikuar të shtunën në mëngjes për një takim që supozohej se ka ndodhur ndërmjet kryeministrit dhe disa përfaqësuesve të Vetëvendosjes.

Mediat, duke u thirrur në burime, kishte publikuar lajmin se Vetëvendosje kishte shkuar në Kryeministri duke i’a ofruar votat për buxhet në këmbim të ndryshimit të ligjit për financimin e partive politike.

“Burime të Periskopit brenda Kryeministrinë bën të ditur se mëngjesin e sotëm, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë biseduar me kryeministrin Haradinaj dhe se i kanë thënë atij se do ta votonin Projektligjin për Buxhet, në këmbim të ndryshimit të Ligjit për Financimin e partive politike”, kishte shkruar Periskopi më 2 shkurt, ditën kur u votua edhe buxheti i vitit 2019.

Mirëpo sot gjatë ditës, Kryeministri Haradinaj ka deklaruar në konferencë për media se s’ka pasur ndonjë takim me përfaqësuesit e Vetëvendosjes ditën e shtunë.

“Me Vetëvendosjen komunikoj zakonisht për tema të mëdha. P.sh për Ushtrinë ua kam lyp votën, për statusin e Trepçës kemi komuniku që të votojmë së bashku, ajo është votu me 2/3 e komunikime tjera s’kam pasur. Nuk përjashtoj mundësinë që ka pasur takime në nivele të caktume, por jo me mu”, tha Haradinaj në konferencën e sotme.

Ndërsa lajmin e ka demantuar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. Ajo në një prononcim për KALLXO.com është shprehur se nuk ka pasur ndonjë takim të tillë.

“Nuk jemi takuar”, tha shkurtimisht deputetja Haxhiu.

Lajmin e portalit “Periskopi” e kishte bërë share edhe zëdhënësi i komunës së Prishtinës, që është pjesë e PSD-së, Adonis Tahiri.

Me ligjin e kaluar, Vetëvendosjes i kanë takuar të gjitha paratë nga fondi i demokratizimit të KQZ-së, pasi që deputetët e PSD-së kishin fituar mandatet nga lista zgjedhore e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje në fillim të këtij mandati kishte pasur 32 deputetë, mirëpo pas përplasjeve brenda partisë, 12 deputetë të pakënaqur kishin lëshuar grupit parlamentar dhe pastaj kishin kaluar në Partinë Social Demokrate.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).