array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Mitrovica e Jugut publikon listën e kompanive që u është shlyer borxhi

Deklarata

Është obligim ligjor të ofrojmë listën e plotë të kompanive që janë shlyer nga borxhi. Por gjithsesi që kjo listë do t’iu prezantohet juve në mënyrë që të jenë transparente të gjithë ato kompani që janë fshirë nga lista e borxheve

Faruk Mujka, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut

Vlerësimi

E vërtetë

Faruk Mujka, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, e ka mbajtur fjalën për publikimin e listës së bizneseve të cilave u janë shlyer borxhet nga kjo komunë.

Artikulli

Në debatin për zbatim rekomandimet e Auditorit për Komunën e Mitrovicës së Jugut, nënkryetari Faruk Mujka, kishte premtuar që do ta bëjnë transperente listën me të gjitha kompanitë të cilave u është shlyer borxhi në vlerë prej 1.5 milion euro ndaj Komunës.

“Është obligim ligjor të ofrojmë listën e plotë të kompanive që janë shlyer nga borxhi. Por gjithsesi që kjo listë do t’iu prezantohet juve në mënyrë që të jenë transparente të gjithë ato kompani që janë fshirë nga lista e borxheve”, ka potencuar Mujka.

KALLXO.com ka bërë kërkesë për qasje në dokumentet publike në Komunën e Mitrovicës së Jugut duke kërkuar listën e të gjitha bizneseve që u është shlyer borxhi ndaj Komunës.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut e ka mbajtur premtimin, duke i dhënë qasje KALLXO.com në listën e këtyre bizneseve.

Në raportin e auditimit të vitit 2018 thuhet se në vitin 2017 ishte bërë shlyerja e borxheve për taksat e ushtrimit të veprimtarisë së bizneseve në vlerë prej 1,587,196 euro (nga 3,270,000 euro në 1,682,804 euro).

Nënkryetari Mujka ka deklaruar se shumica e kompanive të cilave u është shlyer borxhi ndaj komunës kanë operuar në Mitrovicën e Veriut. Më tej ai ka thënë se që nga vitit 2013-2014, këto kompani nuk janë më pjesë e kësaj komune dhe si rrjedhojë e kësaj ata nuk kanë përgjegjësi për këto borxhe.

“Por edhe një herë dua ta shpjegoj që ka të bëj me shumicën e kompanive që kanë operuar në veri dhe të cilët deri në vitin 2013-2014 kanë qenë të evidentuara në Agjencinë Tatimore të Kosovës si një komunë, dhe pas këtij viti ata nuk kanë të bëjnë më me komunën tonë por ka mbetur vetëm si borxh andaj nuk na takon neve të merremi me këto borxhe”, ka thënë Mujka në debat.

Në bazë të listave që i posedon KALLXO.com, borxhi i bizneseve të pjesës jugore të Mitrovicës shkon mbi 1.5 milion euro ndërsa borxhi i bizneseve të pjesës veriore të Mitrovicës rreth 135 mijë euro. Në total, borxhi i shlyer shkon në 1.6 milion euro.

Ndryshe nga ajo që ka thënë nënkryetari Mujka, në listën e bizneseve të pjesës jugore janë mbi 1 mijë biznese shumëfish më shumë se sa në listën e pjesës veriore, ku janë 214 biznese.

Drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomi të Mitrovicës së Jugut, Shukri Gashi, ka thënë për KALLXO.com se në listën e bizneseve të Mitrovicës së Jugut kryesisht janë biznese të shuara apo jo funksionale.

“Ndërsa sa i përket listës në Jug kryesisht kanë qenë biznese të shuara apo jo funksionale, disa kanë qenë gabime teknike në sistem dhe për atë janë larguar si dhe ka pasur edhe dublifikime”, ka thënë Gashi.

Te gjetjet e Auditorit në raportin e vitit 2018, thuhet se çështja e shlyerjes së borxhit prej 1.5 milionë euro nuk ishte shqyrtuar në Kuvendin Komunal, as në vitin 2018 dhe nuk ishte shpalosur në Pasqyrat Financiare Vjetore.

Se kjo është shkelje e ka konfirmuar edhe nënkryetari Mujka.

“Normalisht shkelja jonë është ndoshta pse këtë çështje nuk e kemi adresuar në Kuvendin Komunal”, ka thënë ai.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka realizuar një analizë duke u bazuar në raportet e auditimit të Komunës së Mitrovicës së Jugut në katër vitet e fundit. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile.

KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.

Debati në Komunën e Mitrovicës së Jugut është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike.

Analizën për Komunën e Mitrovicës së Jugut mund ta lexoni KËTU.

Debati në Komunën e Mitrovicës së Jugut është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook.

Live: Debat për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit në Komunën e Mitrovicës së Jugut

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 10 décembre 2019