array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Flamur Sefaj, ministër i Punëve të Brendshme. Foto: Facebook

Ministria e Punëve të Brendshme Publikon Vendimet e Ministrit

Deklarata

Deklarata: “Po ashtu po ju njoftojmë se linku në uebfaqe për vendimet është i krijuar, por pasi kemi ndryshuar uebfaqen për shkaqe teknike nuk janë vendosur, po do të vendosen në të ardhmen. Në fund të javës së ardhshme do të jenë në uebfaqe”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, drejtuar KALLXO.com.

Flamur Sefaj

Vlerësimi

E vërtetë

Ministria e Punëve të Brendshme i ka publikuar vendimet e ministrit, Flamur Sefaj. Vendimet e tij janë të qasshme nga publiku. Krypometri e vlerëson si mbajtje e fjalës, pasi në MPB kanë thënë se në fund të javës do të publikohen këto vendime. Ashtu edhe ka ndodhur.

Artikulli

Ministria e Punëve të Brendshme, ka mbajtur fjalën sa i përket publikimit të vendimeve që ka marrë ministri Flamur Sefaj.

Javën e kaluar KALLXO.com ka raportuar se asnjë vendim i ministrit i cili mori detyrën në shtator të vitit të kaluar nuk është i publikuar në uebfaqen e MPB-së.

Vendimet e ministrit Sefaj ishin përfolur publikisht, por ato nuk kishin qenë të publikuara.

Të pyetur për mospublikimin e këtyre vendimeve në një përgjigje drejtuar KALLXO.com, MPB -jakishte thënë se vendimet do të publikoheshin së shpejti, në fund të kësaj jave.

“Po ashtu po ju njoftojmë se linku në uebfaqe për vendimet është i krijuar, por pasi kemi ndryshuar uebfaqen për shkaqe teknike nuk janë vendosur, po do të vendosen në të ardhmen”, ishte përgjigja e MPB-së, drejtuar KALLXO.com.

Gjatë ditës së djeshme zyrtarë të kabinetit të ministrit Sefaj, i kanë thënë KALLXO.com se vendimet janë publikuar një nga një. Janë publikuar vendimet e vitit 2017 dhe 2018.

http://kallxo.com/javen-qe-vjen-premtohet-publikimi-i-vendimeve-te-ministrit/