array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin për blerjen e “40 fluturakeve të vëzhgimit”

Deklarata

“Kosova blen 40 fluturake vëzhgimi e filmimi nga SHBA-ja”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Ministria e Mbrojtjes e ka demantuar lajmin për blerjen e 40 dronëve. Kjo ministri thotë se është në proces të blerjes së katër dronëve dhe se procesi i kontraktimit është në proces të finalizimit.

Artikulli

Mediat online kanë publikuar një informacion se Ministria e Mbrojtjes për blerjen e 40 fluturakeve vëzhgimi për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). I njëjti lajm për blerjen e 40 fluturakëve u publikua edhe nga portali klankosova.tv, koha.net dhe demokracia.com.

Lajmi me titull “Kosova blen 40 fluturake vëzhgimi e filmimi nga SHBA-ja” është marrë nga një ueb faqe me emër “shephardmedia.com” është demantuar nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Në një bisedë për KALLXO.com, Sefer Ifufi, shef i komunikimit strategjik në ministrinë e Mbrojtjes ka thënë se informacioni i publikuar nga portali “klankosova” e më pastaj i shpërndarë edhe nga disa medie tjera online nuk është i vërtetë.

Ai ka thënë se FSK para shtatë muajve ka kontraktuar blerjen e katër fluturakeve të vëzhgimit, por lajmi për blerjen e 40 sosh, nuk është i saktë.

“Me ju thënë te drejtën mbrëmë na befasoi ai lajm. Nuk është fjala për 40 dronë por për katër dronë, para rreth shtatë muajve ka qenë propozim i ministrit Megaj ku pastaj është dhënë zotimi i qeverisë dhe pastaj ai projekt është miratu dhe është në proces të finalizimit. Do te thotë, i katër dronëve jo i 40 dronëve”, ka thënë Isufi për KALLXO.com.

Ai ka treguar detaje për projektin i cili parasheh blerjen e katër dronave nga ministria e Mbrojtjes për FSK-në.

“Ka qenë projekti publik para shtatë muajve janë kontraktu dhe po vazhdon procedura nuk mund them se kur mund të vijnë për shkak se janë procedura të prokurimit”, ka thënë kolonel Sefer Isufi, shef i komunikimit strategjik në ministrinë e Mbrojtjes.

Në korrik të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte ndarë një shumë prej 4.5 milionë eurove për blerjen e dronëve.

Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin për blerjen e “40 fluturakeve të vëzhgimit”
Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin për blerjen e “40 fluturakeve të vëzhgimit”
Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin për blerjen e “40 fluturakeve të vëzhgimit”
Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin për blerjen e “40 fluturakeve të vëzhgimit”
Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin për blerjen e “40 fluturakeve të vëzhgimit”