array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Fatmir Matoshi, UD i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Foto: Fatmir Matoshi/Facebook

Ministri i Mjedisit e mban fjalën për Hidrocentralin e Deçanit

Deklarata

Fatmir Matoshi: “Nesër do të dërgojë letrën në ZRrE më të gjitha informatat për projektin “Ndërtimi i Hidrocentraleve në Lumbardh të Deçanit”.

 

Fatmir Matoshi

Vlerësimi

E vërtetë

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi e ka mbajtur fjalën. Ai e ka dërguar shkresën në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë me të gjitha informatat rreth projektit “Ndërtimi i Hidrocentraleve në Lumbardh të Deçanit”. Ministri e ka njoftuar se kompania ‘KelKos Energy” nuk i ka përfunduar të gjitha procedurat administrativo-ligjore pranë MMPH-së për këtë projekt dhe si rrjedhojë nuk janë plotësuar kriteret ligjore për operim”.

Artikulli

Në debatin “Lumbardhi në Gypa” të emisionit ‘Jeta në Kosovë’, ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi premtoi se vetëm një ditë pas debatit do t`ia dërgojë Zyrës së Rregullatorit për Energji një shkresë më të cilën e informon që kompania “KelKos Energy” nuk i plotëson kushtet ligjore për të operuar me Hidrocentralet në Lumbardh të Deçanit.

“Nesër do të dërgojë letrën në ZRrE më të gjitha informatat”, tha Matoshi [shih debati duke klikuar KËTU.

Këtë premtim ministri Matoshi e ka mbajtur dhe ua ka dërguar shkresën ZRRE-së, përmes së cilës e ka njoftuar se ‘KelKos Energy” nuk i ka përfunduar të gjitha procedurat administrativo-ligjore pranë MMPH-së për projektin “Ndërtimi i Hidrocentraleve në Lumbardh të Deçanit” dhe si rrjedhojë nuk janë plotësuar kriteret ligjore për operim.

“Ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi ka njoftuar Zyrën e Rregullatorit për Energji, se kompania ‘KelKos Energy” nuk i ka përfunduar të gjitha procedurat administrativo-ligjore pranë MMPH-së për projektin “Ndërtimi i Hidrocentraleve në Lumbardh të Deçanit” dhe si rrjedhojë nuk janë plotësuar kriteret ligjore për operim”, thuhet në letrën e ministrit Matoshi drejtuar ZRRE-së.

Përfaqësuesi i ZRRE-së, Afrim Ajvazi ka premtuar se në momentin kur pranojnë një shkresë zyrtare nga MMPH-ja se “KelKos Energy” nuk i ka përmbushur kushtet ligjore për të operuar, ata do t`ia ndërpresin operimin.

“Le t`i dërgon qato nëse ekzistojnë, sepse ju kemi drejtuar që 10 herë. Absolutisht nëse vjen një shkresë prej Ministrisë, Bordi menjëherë ka me e ndërpre operimin e atij gjeneratori. Po ta garantoj edhe pse është përgjegjësi e Bordit”, ka deklaruar Ajvazi.

LETRA E PLOTË E MINISTRIT FATMIR MATOSHI DREJTUAR ZRrE-së:

“Ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi ka njoftuar Zyrën e Rregullatorit për Energji, se kompania ‘KelKos Energy” nuk i ka përfunduar të gjitha procedurat administrativo-ligjore pranë MMPH-së për projektin “Ndërtimi i Hidrocentraleve në Lumbardh të Deçanit” dhe si rrjedhojë nuk janë plotësuar kriteret ligjore për operim”,

Informatë për ZRrE-në

Bazuar në fushëveprimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor një Investitor për t`u pajisur me Leje për ndërtimin e një Hidrocentrali duhet të pajiset me këto dokumente:

  1. Pëlqimin Mjedisor
  2. Pëlqimin Ujor (Me ligjin e vjetër nuk ka qenë e paraparë)
  3. Kushtet ndërtimore
  4. Lejen Ndërtimore (Leja Urbanistike)
  5. Lejen Ujore
  6. Lejen e përdorimit
  7. Lejen Mjedisore

Kompania KelKos Energy Sh.P.K. me seli në Prishtinë, për ndërtimin e Hidrocentralit në Lumbardh të Deçanit deri më tani është pajisur me këto leje:

  1. Pëlqimet mjedisore – të lëshuara në dhjetor 2011 dhe mars 2012.
  2. Lejet Ujore – me datë 09.02.2012 dhe 19.03.2013 janë lëshuar leje ujore për kompaninë “KelKos Energy”, ndërsa me datë 24.03.2016 nga MMPH-ja, sipas kërkesës së palës janë lëshuar vendime mbi ndryshimin e kapacitetit instalues të HC-ve; duke u bazuar në parashikimin e ndërtimit të pendës sipas projektit të dorëzuar.
  3. Lejet urbanistike (Kushtet ndërtimore) – 16.02.2012 dhe leja e dytë urbanistike me 28.05.2013.
  4. Leja Ndërtimore – e lëshuar me datë 02.03.2012 dhe leja e dytë 09.08.2013.
  5. Leja e përdorimit – Kërkesa për leje përdorimi është bërë me nr. Prot. 5281/17 e datës 19.10.2017 (e pakompletuar). Shqyrtimi i kësaj shkrese dhe njoftimi për plotësim të dokumentacionit me nr. Prot. 5281-2/17 me datë 19.11.2017, nga kjo datë nuk është kompletuar lënda dhe si rrjedhojë nuk është lëshuar Leja e përdorimit si dhe nuk ka pas aplikim të ri.
  6. Leja Mjedisore – Investitori nuk ka aplikuar për Leje Mjedisore (Kusht për lëshimin e Lejes Mjedisore është pranimi teknik – Leja e përdorimit).

Punimet gjatë ndërtimit të HC-ve janë përcjellur në vazhdimësi nga Inspektorët e MMPH-së.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore ka vepruar dhe vepron në përputhje me kërkesat e Investitorit, obligimeve ligjore për t`u pajisur me dokumentacionin e lartcekur, prandaj për pikat 5 dhe 6 nuk ka pasur aplikime nga Investitori dhe si rrjedhojë nuk janë kryer.

Lumbardhi pa Gypa