array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrime Evropiane, Zhvillim, dhe Dialog, i Kosovës, Besnik Bislimi

Memorandumi me Ambasadën Norvegjeze për dialogun është nënshkruar edhe nga qeveria Kurti

Deklarata

Me Ambasadën e Norvegjisë është nënshkruar me sa e di unë, në shtator të vitit të kaluar nga z. Hoti dhe ambasadori i Norvegjisë, ku Ambasada e Norvegjisë ka alokuar një fond të caktuar të mjeteve të cilat i janë dhënë  BPRG-së, (Grupit Ballkanik për Hulumtimeve të Politikave) për të akomoduar ekspertë të cilët mund t’i ndihmojnë ekipit negociator. BPRG nuk ka kurrfarë kompetence mbi grupin e ekspertëve, është vetëm fasilitator dhe me sa e di unë as kontratat nuk i nënshkruajnë ata, ata i bëjnë gati, por i nënshkruan kryeministri.

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Memorandumi i bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ambasadës së Norvegjisë lidhur me mbështetjen për procesin e dialogut Kosovë – Serbi është nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti. Por, sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO.com që mbanë datën 22 prill 2021, memorandumi i azhurnuar është nënshkruar edhe kryeministrit aktual, Albin Kurti.

.

Artikulli

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Ambasadës së Norvegjisë dhe Grupit Ballkanik për Hulumtime të Politikave është nënshkruar në kohën e ish-kryeministrit Avdullah Hoti.

Gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë të mërkurën, Bislimi tha se marrëveshja është nënshkruar në shtator të vitit të kaluar nga ish-kryeministri Hoti.

Paraprakisht, në lidhje me këtë marrëveshje, pyetje në drejtim të zv/kryeministrit Bislimi adresoi kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi.

“Nëse mundeni z. zëvendëskryeministër të na informoni në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Ambasadën norvegjeze për asistencën e qeverisë nga një organizatë joqeveritare dhe disa ekspertë dhe rolin e tyre në procesin e dialogimit dhe në çfarë kritere është bazuar përzgjedhja e organizatës joqeveritare dhe ekspertëve në raport me dialogun”, tha ai.

Kurse Bislimi dha detaje rreth kësaj marrëveshje, por nuk ka treguar se në çfarë kritere është bazuar zgjedhja e organizatës joqeveritare.

“Me Ambasadën e Norvegjisë është nënshkruar me sa e di unë, në shtator të vitit të kaluar nga z. Hoti dhe ambasadori i Norvegjisë, ku Ambasada e Norvegjisë ka alokuar një fond të caktuar të mjeteve të cilat i janë dhënë  BPRG-së, (Grupit Ballkanik për Hulumtimeve të Politikave) për të akomoduar ekspertë të cilët mund t’i ndihmojnë ekipit negociator. BPRG nuk ka kurrfarë kompetence mbi grupin e ekspertëve, është vetëm fasilitator dhe me sa e di unë as kontratat nuk i nënshkruajnë ata, ata i bëjnë gati, por i nënshkruan kryeministri”, tha ai.

Në lidhje me këtë deklaratë reagoi edhe kryetari i Komisionit Parlamentar, Haki Abazi, i cili tha se ai foli për marrëveshjes që është nënshkruar nga kryeministri Kurti.

“Ju thatë që është nënshkruar marrëveshja me z. Hoti dhe Ambasadën norvegjeze, në fakt është një marrëveshje e cila është nënshkruar prej kryeministrit Kurti, ambasadorit dhe përfaqësuesit të organizatës joqeveritare”, u shpreh Abazi.

Memorandumi është nënshkruar për mbështetje për Qeverinë e Kosovës, kryeministrin, Zyrën e Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrin për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, nën kornizën “Mbështetja e agjendës së paqes dhe shtet-ndërtimit dhe këshillimi i agjendës evropiane për Kosovën”.

Pas publikimit të krypometrit, Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave ka dërguar disa sqarime në KALLXO.com duke sqaruar se në fakt Memorandumi është nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, por edhe nga ish-kryeministri Avdullah Hoti. Edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi ka thënë se kontrata bazë është nënshkruar nga kryeministri Hoti, ndërsa qeveria aktuale vetëm e ka azhurnuar atë.

KALLXO.com më 29 prill ka raportuar se Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave, Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Norvegjisë në Kosovë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i cili përcakton modalitetet e angazhimit të ekspertëve në procesin e dialogut me Serbinë.

Përmes një komunikate për media, BPRG-ja ka treguar se kush janë ekspertët e angazhuar deri në atë kohë, për procesin e dialogut.

“Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut”, thuhej në komunikatë.

Për këto modalitete, në Komisionin për Punë të Jashtme foli edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi. Ai tha se fillimisht janë përcaktuar dy shtylla të angazhimit.

“Shtylla e parë ka qenë shtylla e diplomacisë, përmes së cilës i kanë  kyçur dy ekspertë z. Leon Malazogu që funksionin si koordinator dhe z. Bernard Nikaj për arsye se kanë shërbyer në diplomaci. Z. Nikaj ka qenë në Bruksel kur ka qenë pjesë e bisedimeve. Shtylla e dytë është akademike, ku janë profesor Muhamet Mustafa, i cili merret me aspektin e problemeve ekonomike në raport me Serbinë dhe z. Robert Muharremi i cili e mbulon fushën e legjislacionit”, tha ai.

Bislimi shtoi se ai vetë ka kërkuar që të shtohet shtylla e tretë; sipas tij, me “njerëzit të cilët i kanë burimet, informatat nga brenda që nuk janë të shkruara por nga roli i tyre në të kaluarën kanë informata për momente të caktuara gjatë dialogimit”.

“Në këtë kontekst i kam angazhuar z. Veton Surroi dhe z. Blerim Shala të cilët për çdo temë që janë angazhuar kanë informata të thelluara. Shtylla e katër që pritet t`i shtohen këtij grupi janë ekspertët ndërkombëtar të cilët në një mënyrë apo tjetër janë marrë me dialogun, ose nuk janë marr por  janë ekspertë”, u shpreh ai.

Bislimi shtoi se emrat e lartëpërmendur nuk janë në asnjë moment anëtarë të ekipit negociator, duke shtuar se negociatat në BE zhvillohen në formatin 1+1.

“Vetëm dy persona marrin pjesë në negociata, kryeministri dhe negociatori. Unë nuk kam autorizim me shkru diçka, autorizimin për nënshkrim e ka vetëm kryeministri”, shtoi ai.

Bislimi tha se ai nuk e di kush e ka bërë përzgjedhjen e individëve në grupe dhe në shtylla, duke shtuar se për këtë duhet të pyetet BPRG-ja.

Ndërkaq, në memorandumin e bashkëpunimit, në nenin 2 theksohet se synimi i saj është që subjektet të plotësojnë përpjekjet e BE-së dhe angazhimin e Kosovës për të punuar në këtë agjendë dhe se projekti synon të mbështesë dhe të forcojë kapacitetet e Kosovës, konsensusin dhe shtrirjen e informacionit për të avancuar më tej këtë proces.

Shënim:

Artikulli është azhurnuar duke i shtuar reagimet e Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave dhe zv.kryeministrit Besnik Bislimi. Pas pranimit të fakteve shtesë është ndryshuar edhe vendimi për këtë krypometër.