array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Policia e Kosovës

Media serbe raporton se autobusit me serb iu thye një xham i dritares në Mitrovicë 

Deklarata

Me gur e thyen xhamin në mes të autobusit, për fat nuk kishte të lënduar

Faqja e Internetit

Vlerësimi

E vërtetë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një autobus me targa RKS-së i është dëmtuar një xham i dritares. Policia e Kosovës ka thënë se nuk është lënduar asnjë person dhe se rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës.

Artikulli

Më 27 tetor 2022 në faqën e interentit, kosovo-online.com është publikuar një artikull me titull: Repanoviq: Me gur e thyen xhamin në mes të autobusit, për fat nuk kishte të lënduar.

Kjo përmbajtje është shpërndarë edhe në Facebook në faqen Kosovo Online.

Në artikull është cituar Vesko Repanoviq, i cili është prezantuar si pronar i autobusit që është gjujtur me gurë më 26 tetor 2022, në Mitrovicën e Jugut.

Repanoviq ka thënë se ka qenë duke vozitur në momentin e ngjarjes.

“Po shkonim nga Gorazhdeci për në Beograd kur hymë në Mitrovicën Jugore rreth orës 22:30. Në automjet kishte shumë fëmijë dhe një foshnjë. Papritur, dëgjuam një zhurmë dhe pamë se xhami në mes të autobusit ishte thyer. Fëmijët u trembën dhe të tjerët në autobus u tronditën, foshnja po qante, fatmirësisht askush nuk u lëndua, kalojmë çdo ditë aty dhe ata e dinë saktësisht se është autobus serb dhe koha kur kalojmë ne”, thuhet në artikull.

Repanoviq kishte thënë për Kosovo-online.com se ngjarja kishte më 26 tetor 2022, rreth orës 22:30.

Në fund të artikullit thuhet se Vesko Repanoviq e kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës në Mitrovicën Jugore.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.

Ai ka deklaruar se një rast i tillë është raportuar në Policinë e Kosovës, mirëpo vozitësi nuk ka qenë serb, ashtu siç ka raportuar Kosovo-online.com.

Zahiti tregoi se ankesën në polici e ka bërë një shqiptar nga Kosova, por duke mos dhënë detaje nëse i njëjti ishte shofer i autobusit. 

“Mbrëmë në ora 23:15, nga ana e ankuesit mashkull/kosovar/shqiptar, është raportuar se në rrugën ‘Kuvendi i Lezhes’ në Mitrovicë, derisa ishte duke drejtuar autobusin me targa të RKS, i është dëmtuar një xham i dritares së autobusit. Nuk raportohet për të lënduar. Është njoftuar Prokurori i cili ka sugjeruar që rasti të inicohet ‘Dëmtim prone’” – ka thënë Zahiti.