array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ramush Haradinaj - kryeministër i Kosovës

Mbrojtja selektive e Haradinajt për pavarësinë e sistemin e drejtësisë

Deklarata

Ramush Haradinaj: Protesta e Vetëvendosjes është një ndikim në drejtësi.

 

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Me kos

Disa muaj më parë Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e quante ish-prokurorin Elez Blakaj “hajn e pishpirik”. Tash Haradinaj po e kritikon protestën e lëvizjes “Vetëvendosje” para zyrës së kryeprokurorit, Aleksander Lumezi, duke e quajtur si ndikim në sistemin e drejtësisë. Ndërkohë, kryeministri nuk kishte reaguar fare ndaj një proteste që ishte mbajtur para Pallatit të Drejtësisë nga veterantë që kërkonin lirimin nga burgu të ish-komandatit, Sylejman Selimin.

Artikulli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kritikuar protestën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

“Protesta nuk është vetëm dalja në rrugë, ka plotë mënyra. Ekziston një dallim kur një parti proteston për Kryeprokurorin, sepse ndërhyn në drejtësi dhe është dallim substancial. I kam bërë edhe dje thirrje VV-së që para se me kalu te protesta të përdorin edhe forma tjera si diskutime në parlament, debate me ekspertë, e të tjera”, ka thënë ai.

Ka thënë se protesta është ndikim në sistemin e drejtësisë.

“Protesta e Vetëvendosjes është një ndikim në drejtësi dhe sot proteston VV-ja, dikush tjetër nesër”, ka deklaruar Haradinaj.

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar para zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke filluar nga ora 11:55.

‘Më 26 prill, në ora 11:55, protestojmë te Kryeprokurori i Shtetit Korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike’ , thuhet në njoftimin e VV-së.

Haradinaj nuk kishte reaguar kur ishte protestuar para institucioneve të drejtësisë, që janë pushtet i pavarur.

Në shtator të vitit të kaluar, para Pallatit të Drejtësisë ishte mbajtur një protestë e ku qytetarë të shumtë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin mbledhur para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë për të protestuar për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut.

Në mesin e protestuesve ishin edhe përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Por në atë kohë, për këtë protestë kryeministri Ramush Haradinaj nuk kishte reaguar fare e as nuk e kishte konsideruar protestën si “ndikim në sistemin e drejtësisë”.

Haradinaj kishte reaguar edhe me rastin e dorëheqjes së prokurorit, Elez Blakaj që kishte hetuar listat e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Në muajin gusht të vitit 2018, në një intervistë për një nga televizionet vendore, Haradinaj e kishte quajtur “hajn dhe pishpirik”, prokurorin Elez Blakaj.

Sipas Haradinajt, Elez Blakaj nuk mund ta vlerësojë numrin e veteranëve sepse, sipas tij, “ka ikur në Bllacë e Stenkovec”, duke aluduar në kampet e refugjatëve të shqiptarëve të Kosovës në Maqedoni, ku ishin dëbuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Më vonë kishte rrjedhur edhe një letër e Haradinaj për Blakajnë. Kryeministri ia kishte kufizuar kohën e hetimit Blakajt dhe kishte kërkuar që Prokurori t’ia dorëzojë atij raportin e hetimeve dhe konstatimet e tij.

Kërkesa e kryeministrit për të dhënë raport bie ndesh me parimet kushtetuese të pavarësisë së prokurorëve të cilët janë të obliguar që për punën e tyre t’i raportojnë vetëm Këshillit Prokurorial dhe subjekteve të tyre të hetimit dhe atë në fund të procesit hetimor.

Në këtë rast prokurori nuk kishte obligim ta njoftonte kryeministrin Haradinaj për rrjedhën e hetimit të tij e po ashtu rezultatet e hetimeve.

Shkresa e Haradinajt tenton ta kufizojë prokurorin edhe në afatet ligjore të hetimit duke nënvizuar se hetimi do të zgjasë vetëm 30 ditë.

Sipas Kodit Penal hetimet e prokurorisë mund të zgjasin deri në 24 muaj dhe vendimet për zgjatjen apo shkurtimin e afateve të hetimit merren vetëm nga gjykata.

Elez Blakaj në deklaratat e tij ishte ankuar për presion gjatë punës së tij, sidomos nga Kryeprokurori i Shtetit.

Por, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, mohoi të ketë ushtruar presion ndaj vartësit të tij.