array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}
array(1) {
  [0]=>
  array(9) {
    ["id"]=>
    int(2485495)
    ["url"]=>
    string(30) "https://kallxo.com/krypometer/"
    ["title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["object_type"]=>
    string(6) "custom"
    ["object_id"]=>
    string(7) "2485495"
    ["classes"]=>
    array(4) {
      [0]=>
      string(0) ""
      [1]=>
      string(9) "menu-item"
      [2]=>
      string(21) "menu-item-type-custom"
      [3]=>
      string(23) "menu-item-object-custom"
    }
    ["children"]=>
    array(7) {
      [0]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492490)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=1"
        ["title"]=>
        string(11) "E vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492490"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [1]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492491)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=2"
        ["title"]=>
        string(23) "Pjesërisht e vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492491"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [2]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492492)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=3"
        ["title"]=>
        string(6) "Me kos"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492492"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [3]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492493)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=4"
        ["title"]=>
        string(6) "Rrenë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492493"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [4]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492495)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=5"
        ["title"]=>
        string(16) "Rrenë e kryptë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492495"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [5]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492496)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=6"
        ["title"]=>
        string(20) "Qëndrim i ndërruar"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492496"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [6]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492497)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=7"
        ["title"]=>
        string(18) "Hetimet vazhdojnë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492497"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
    }
    ["description"]=>
    string(0) ""
    ["parent"]=>
    string(1) "0"
  }
}

Mbishkrimi i rremë në videon e Ramush Haradinajt

Deklarata

ME KRYETAR MILAN RADOJQIQ

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Video e publikuar me mbishkrimin “ME KRYETAR MILAN RADOJQIQ”- nuk është e saktë. Personi që shihet në video, duke mbajtur fjalim në një takim në Rahovec, është kandidati për Kryeministër i koalicionit AAK- Nisma, Ramush Haradinaj. Në video nuk shihet i dyshuari për prirjen e grupit terrorist që kishte sulmuar në Banjskë, Millan Radoiçiq. Zëdhënësi i AAK, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se video është e manipuluar, se është bërë me synimin me e dëmtu Haradinajn.

Artikulli

Më 01.12.2024, një profil në Facebook (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Videos i është vendosur mbishkrimi “ME KRYETAR MILAN RADOJQIQ”.

Krypometër ka analizuar fotografinë në fjalë dhe ka vërtetuar se në të njëjtën është kryetari i AAK dhe jo ish kryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, tashmë i kërkuar nga INTERPOL në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24.09.2023.

Përmes makinës së kërkimit të fotografive “Google Lens” (arkiva), Krypometër ka gjetur videon origjinale, e cila është publikuar në llogarinë zyrtare të kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri. Haradinaj në atë video ka marrë pjesë në një tubim të AAK-së në Komunën e Deçanit.

Krypometër ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e AAK, Kushtrim Xhemaili. Ai ka thënë se kjo është video montazh, që sipas tij po bëhet me synimin me e dëmtu Haradinajn.

“Video montazh si kjo që i referoheni ju tani, janë të zakonshme që i bëhen Kryetarit Haradinaj me synimin ta dëmtojnë, duke e lidhur me kriminelin Radoiqiq. Sa për rikujtim, Kryetari Haradinaj e ka takuar Radoiqiqin në cilësinë e Kryeministrit gjatë kohës që Radoiqiq ishte Kryetar i Listës Serbe.”- ka deklaruar Xhemaili.

Ai ka thënë se Haradinaj nuk ka kontaktuar me Radoiçiqin prej se ishte shpallur fletarresti për të. 

Urdhërarresti i parë për Radojqiqin si i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së politikanit serb ishte shpallur në muajin korrik të vitit 2019, në kohën kur Haradinaj ishte Kryeministër.

Ramush Haradinaj është udhëheqës i koalicionit AAK, NISMA, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, në Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025. Haradinaj po synon që për herë të tretë të udhëheqë me Qeverinë e Kosovës, pasi paraprakisht ishte Kryeministër në vitet 2004 dhe 2017

Krypometër, përmes kërkimit në internet, ka gjetur disa deklarata të Haradinajt, të cilat dëshmojnë ndryshimin e qëndrimit të tij karshi ish nënkryetarit të partisë Lista Serbe dhe të kërkuarin nga INTERPOL, si i dyshuar për udhëheqjen e grupit terrorist që sulmoi në Banjskë të Zveçanit më 24.09.2023.

Në disa paraqitje publike, ish Kryeministri Haradinaj kishte thënë se Milan Radoiiq kishte ikur nga Kosova, në kohën kur AAK-ja udhëhiqte me Qeverinë e Kosovës (shih: këtu dhe këtu).

Të njëjtin qëndrim e kishte përsëritur edhe në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës më 11.10.2024

“Radoiqiq e ka zgjedh një rrugë tjetër- atë të ikjes nga Drejtësia. Ndikimi i tij në proceset e brendshme në Kosovë është rishfaqur me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit. Pra një njeri i ikur nga Kosova, me pamundësi me operu në Kosovë, pa fuqi të vendimmarrjes në Kosovë na u ringjall me ardhjen kryeministër të Albin Kurtit. Radoiqiq u kthy në faktor të marrëveshjeve me Kurtin.”- kishte thënë Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës, më 11.10.2024.

Dosja për Radoiqiqin 

Milan Radoiçiq dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ish politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Ndaj tij ishte lëshuar letër- rreshtim për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por gati dy vjet më pas, në fillim të vitit 2021, ky letër- rreshtim ishte tërhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Oliver Ivanoviq ishte vrarë para Selisë së Partisë së tij më 16.01.2018, në Mitrovicë të Veriut.

Sipas aktakuzës, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Nedelko Spasojeviq, Rade Basara, po akuzohen se si grup kriminal i udhëhequr nga Millan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, kishin kontribuar në forma të ndryshme në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në këtë rast akuzohen edhe dy zyrtarë policor, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët sipas Prokurorisë kishin manipuluar me prova të rastit.

Ish nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ishte i përfshirë edhe në rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishte vrarë. Një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm terrorist.

Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Gati një vit pas këtij sulmi, hetimet ende po vazhdojnë.

Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga ish nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist, me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm, duke thënë tutje se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq gjithashtu po kërkohet nga INTERPOL për rastin e Banjskës.