array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Agron Kuçi, kryetar i komunës së Junikut

Mbajtja e fjalës për varrezat dhe ndriçimin në Junik

Deklarata

Agron Kuçi: “Brenda 2-3 jave ndriçohet rruga e poshtme “Agim Ramadani”, ka thënë Kuçi në debatin e mbajtur në vitit 2017.

 

Agron Kuçi

Vlerësimi

E vërtetë

Komuna e Junikut e ka ndriçuar rrugën e poshtme si dhe janë funksionalizuar varrezat në lokacionin e ri. Të dy këto premtime, kryetari i rizgjedhur i Junikut i kishte dhënë në debatin për kryetar të Komunës përball Jeta Xharrës.

Artikulli

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi kishte premtuar që ndriçimi i pjesës së poshtme të lagjes “Agim Ramadani”, do të përfundonte vetëm tri javë pas rizgjidhej kryetar.

“Janë hapur procedurat e prokurimit. Lagja Agim Ramadani pjesa e epërme veç është e ndriçuar e gjithë, vetëm pjesa e poshtme nuk është e ndriçuar dhe ka një defekt në një rele… dmth brenda 2-3 jave ajo kryhet”, ka thënë Kuçi në debatin e mbajtur në vitit 2017 (shih KËTU nga 40:56).

KALLXO.com ka dërguar pyetje në komunën e Junikut për të marrë vesh nëse kryetari e ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

“Po është bërë ndriçimi i pjesës së poshtme të lagjes “Agim Ramadani”, thuhet në përgjigjen e komunës së Junikut.

Gjatë debatit për kryetar të komunës së Junikut, Agron Kuçi kishte premtuar që gjatë vitit 2018 do të funksionalizoheshin edhe varrezat, një projekt i financuar nga organizata “Sëiss Cooperation”.

“Ka me u funksionalizu vitin e ardhshëm (2018)”, kishte thënë Agron Kuçi gjatë debatit në vitin 2017.

Mosmirëmbajtja e këtij projekti kishte bërë që vendi ku ishte planifikuar të varroseshin njerëzit të kaplohej nga therrat.

Kryetari Agron Kuçi e ka mbajtur edhe premtimin e dhënë për funksionalizimin e projektit të varrezave.

“Varrezat janë funksionalizuar. Ketë muaj kemi pasur edhe rastet e para të varrosjes së qytetarëve të Junikut”, thuhet në përgjigjen e komunës së Junikut.

Agron Kuçi është zgjedhur për të tretën herë në krye të komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluara me 22 tetor. Kandidati Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut.