array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Materiali i rremë për shërimin e diabetit

Deklarata

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikuesit e këtij informacioni nuk janë thirrur në asnjë bazë shkencore. Edhe burimi i pretenduar i kësaj deklarate, dr. Arbër Morina, ka sqaruar se deklarata e tij është shndërruar në lajm të pavërtetë nga publikuesit  e këtij informacioni. Publikuesit duhet të kujdesen që gjatë publikimit të materialeve të raportojnë për informacione shkencore duke u thirrur në burime kredibile dhe të sakta.

Artikulli

Faqet online: revistaopinioni, todaynews44, ina-online.net, atdheulajm.net, forum-al, thelajme.com, active24news, jetoilumtur.al kanë publikuar shkrime me pretendimet e kirurgut abdominal, Arbër Morina, se shëron sëmundjen e diabetit mellitus tip 2 për një ditë.

I njëjti publikim është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook. Faqet: Lajme Ditore, E News, Alb Production, Floria, Zingjiri.al, Rubrika, Qejfi i shqiptarit, Shqiperia jone, e shumë faqe të tjera të cilat kanë shpërndarë linqe me pretendimet e kirurgut Morina. Shkrimi është shpërndarë edhe nga persona fizik.

Në shkrimet e shkruara dhe shpërndara me titull: Lamtumirë Insulinë..!? Mjeku Shqiptar: Sëmundja e sheqerit shërohet për një ditë..!? thuhet se mjeku nga Kamenica, kirurgu abdominal Arbër Morina, po pretendon se diabetit mellitus tip 2 mund të shërohet për një ditë me anë të një intervenimi kirurgjik.

Sipas faqeve online, mjeku Morina ka shkruar se ky intervenim kryhet me anë të një teknike minimale invazive dhe ka 99% sukses.

“E pa besueshme por e vërtetë. Mjeku nga Kamenica shëron sëmundjen e diabetit (sheqerit) për një ditë. Kirurgu nga Kamenica, Arbër Morina po sjell risi shkencore në kirurgjinë matabolike, permes një postimi në facebook ka njoftuar se diabeti dhe obeziteti tashmë shërohen përjetësisht me 99% suksesë.– DIABETI MELLITUS TIP-2 – ( Innnsulinë dhe JO Insulinoovvarrtës), ose Semundja e “ SHEQERIT” – OBEZITETI MORBID, Trashja mbinormale TASHME SHEROHEN PERJETESISHT me nje teknike Minimale Invazive me 99% SUKSES… LAMTUMIRE INSULINES, dhe Te gjitha MJEKIMEVE dhe KOMPLIKACIONEVE nga DIABETI… Pacientet dhe Familjaret e tyre te interesuar te me lajmerohen ne nr tim personal: +38349600022 “ Jeta eshte NJE, dhe shume e BUKUR, Jetojeni ate me sa me pak komplikacione te mundeshme”, thuhet në përmbajtjen e publikuar në faqen atdheulajm.com.

Por, Krypometri   nuk ka arritur të gjejë shkrimin e kirurgut Morina të publikuar në llogarinë e tij në Facebook. Krypometri ka identifikuar dy statuse të kirurgut Arbër Morina me anë të të cilave ai ka tentuar ta demantojë shkrimin.

Morina ka shkruar në Facebook se distancohet nga lajmet e tilla, të cilat sipas tij janë shkruar pa lejen e tij.

“DIABETI NUK MJEKOHET PER NJE DITE, e as GRIPI me i thjeshtë… Diabeti Tip 2 mjekohet me një Ndërhyrje Kirurgjike – OPERACION Shumë kompleks, për të cilin do të informoheni ditët në vijim nga unë”- ka shkruar Morina.

Morina në një publikim tjetër ka shkruar se të njëjtin premtim do ta bëjë përsëri pasi sipas tij ‘e njeh këtë fushë’.

“Më sulmuan që kam premtuar sukses të operimit në 99% dhe këtë premtim e bëj edhe sot! Unë këtë mund të premtoj sepse e njoh këtë procedurë dhe punën që e bëjmë si ekip!. Nuk kam premtuar e as nuk mund të premtoj që më shumë se 30% të pacientëve me DM II mund të jenë të gatshëm t’i nënshtrohen procedurës sepse aq e thotë literatura, edhe pse është fushë e re e KIRURGJISË dhe e mjekësisë, dhe këtu statistikat ka gjasa të ndryshojnë në të ardhmen e afërt”- ka vazhduar ai.

Por, Morina në këtë shkrim ka sqaruar se të njëjtin intervenim e bën tash e sa kohë vetëm në Turqi si pjesë e ekipit të mjekëve ndërkombëtarë dhe se kjo procedurë ende nuk kryhet në Kosovë, përkatësisht në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, diabeti është një sëmundje kronike që shfaqet ose kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën që prodhon. Insulina është një hormon që rregullon sheqerin në gjak. Hiperglicemia, ose rritja e sheqerit në gjak, është një efekt i zakonshëm i diabetit të pakontrolluar dhe me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze në shumë nga sistemet e trupit, veçanërisht nervat dhe enët e gjakut.

Gjithashtu, OBSH, thotë se diabeti mund të menaxhohet lehtë nëse zbulohet me kohë. 

“Ndërhyrjet që janë njëkohësisht të kursyera dhe të realizueshme në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme përfshijnë: kontrollin e glukozës në gjak, veçanërisht në diabetin e tipit 1. Njerëzit me diabet të tipit 1 kanë nevojë për insulinë, njerëzit me diabet të tipit 2 mund të trajtohen me mjekim oral, por mund të kenë nevojë edhe për insulinë; kontrollin e presionit të gjakut; dhe kujdesi për këmbët (kujdesi për veten e pacientit duke ruajtur higjienën e këmbëve; veshja e këpucëve të përshtatshme; kërkimi i kujdesit profesional për trajtimin e ulçerës; dhe ekzaminimi i rregullt i këmbëve nga profesionistët shëndetësorë)”- shkruan OBSh.