array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Mashtrimi publik i kompanisë lidhur me regjistrimin e kamionit që shkaktoi aksidentin në Gjilan

Deklarata

Uji i Pejës: Kompania dëshiron që përmes kësaj komunikate, të sqarojë se kamioni i përfshirë në këtë aksident ka pasur të kryera të gjitha kontrollet dhe testet e nevojshme.

 

Uji i Pejës

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Kompania kishte deklaruar se kamioni që shkaktoi aksidentin masiv në Gjilan kishte të kryer kontrollet teknike, në anën tjetër të dhënat zyrtare tregojnë që automjeti ishte i paregjistruar dhe pa kontroll teknik. Kjo deklaratë vlerësohet si rrenë e kryptë.

Artikulli

Një person vdiq dhe 27 u lënduan në një aksident tragjik në Gjilan të enjten.

Këtë aksident e shkaktoi një kamion që po barte mbishkrimin e dhe produktet e ‘Ujit të Pejës’

Në videon që qarkulloi nga ky aksident shihet se si kamioni i mbushur me shishe uji humb kontrollin dhe shkel gjithçka që ka përpara.

Disa orë pas aksidentit, kompania e Ujit të Pejës, në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka thënë se kamioni i kishte kryer kontrollet teknike.

“Kompania dëshiron që përmes kësaj komunikate, të sqarojë se kamioni i përfshirë në këtë aksident ka pasur të kryera të gjitha kontrollet dhe testet e nevojshme“, thuhet në përgjigjen e kompanisë dhënë për televizonin Dukagjini.

Por, kjo doli të mos jetë e vërtetë, pasi që kamioni në fjalë nuk ishte i regjistruar që nga viti 2017.

KALLXO.com mori vesh se kamioni në fjalë nuk kishte regjistrim dhe as kontrolle teknike.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes një komunikate ku thuhet se kamioni në fjalë nuk ka qenë në gjendje të rregullt teknike.

“Prokuroria ka ndaluar të dyshuarin V.T., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti, si person përgjegjës i kompanisë, më 7 mars 2019, e kishte lejuar të dalë në qarkullim automjetin transportues – kamionin, e markës ‘’Scania’’, pronë e SH.P.K ‘’VEV GROUP’’ – Prishtinë, i cili ka qenë pa regjistrim dhe pa kontrollë teknike që nga data 18 gusht 2017, të cilin e ka drejtuar shoferi i kësaj kompanie M.A., me ç’rast i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Nga aksidenti në Gjilan mbeti i vdekur Qerim Çoqaj nga Gjilani, ndërsa 27 persona të tjerë mbetën të lënduar.

Policia në Gjilan ka deklaruar se aksidenti i cili përveç dëmeve materiale shkaktoj edhe pasoja në njerëz,  ka ndodhur për shkak se frenat e kamionit nuk kanë funksionuar.

Në lidhje me rastin janë arrestuar shoferi i kamionit, të cilit sot i’u caktua masa e parburgimit prej 30 ditëve, ndërsa pronari i kompanisë V.T është ndaluar mbrëmë nën dyshimin për mbikëqyrje e pandërgjegjshme e trafikut publik, ndaj të cilit sot është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Thmelore në Gjilan në Gjyktën Themelore në Gjilan, për caktimin e masaës së paraburgimit prej 30 ditëve.