array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Mashtrimi përmes shpalljeve nga MASHTI për të vjedhur të dhëna personale

Deklarata

Nga data 10 qershor, Ministria e Arsimit do të zhvillojë kurse arsimimi falas në fëmijërinë e hershme dhe do të lëshojë certifikata arsimore! Gjithçka që ju nevojitet është një telefon celular. Filloni të mësoni në çdo kohë, kudo

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Postimi “Nga data 10 qershor, Ministria e Arsimit do të zhvillojë kurse arsimimi falas në fëmijërinë e hershme dhe do të lëshojë certifikata arsimore! Gjithçka që ju nevojitet është një telefon celular. Filloni të mësoni në çdo kohë, kudo” është i rremë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk ka ofruar kurse të tilla si pretendohet në këtë postim. MASHTI thotë se nuk e menaxhojnë faqen që e ka publikuar këtë postim dhe se nuk kanë të bëjnë asgjë më këtë njoftim të publikuar në rrjetet sociale. Faqja që e ka publikuar këtë postim, bazuar në të dhënat e META-së, menaxhohet nga dy llogari, njëra e hapur në Filipine e tjetra në SHBA. 

Artikulli

Më 12.06.2024, faqja në Facebook ‘Kg service’ (arkiva) ka publikuar një artikull me mbishkrimin “Nga data 10 qershor, Ministria e Arsimit do të zhvillojë kurse arsimimi falas në fëmijërinë e hershme dhe do të lëshojë certifikata arsimore! Gjithçka që ju nevojitet është një telefon celular. Filloni të mësoni në çdo kohë, kudo”- shkruan në këtë artikull.

Kur klikon mbi këtë artikull të dërgon tek faqja e internetit ‘early-childhoodeducators21.live (arkiva) por aty nuk ka asnjë udhëzim se si të aplikohet për pjesëmarrje në këto kurse.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit i publikon njoftimet e tyre në faqen zyrtare (arkiva) të kësaj ministrie në Facebook dhe aty nuk është publikuar një njoftim i ngjashëm gjatë muaji qershor 2024. 

Faqja në Facebook që e ka publikuar këtë njoftim “Kg service” nuk ka ndonjë postim tjetër për Republikën e Kosovës, ndërsa bazuar në të dhënat e bëra transparente (arkiva) nga META rezulton se kjo faqe menaxhohet nga llogari që janë hapur në Filipine dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe në faqen e internetit të MASHTI-it nuk është publikuar asnjë njoftim për kurse apo që e kanë në menaxhim faqen “https://early-childhoodeducators21.live”, e cila e ka publiku këtë njoftim.

Krypometri ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit rreth këtij postimit. Ata kanë thënë se postimi është i rremë dhe mashtrues.

“Ky duhet të jetë një profil i rrejshëm” – thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie duke shtuar se nuk ofrojnë kurse apo trajnime të tilla.

“MASHT nuk qëndron mbrapa këtij postimi”- kanë shtuar ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhënë për Krypometër.