array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Mashtrimi për ndarjen e 100 eurove nga shteti

Deklarata

100 euro nga shteti, hapet aplikimi për këto kategori! (Apliko Ketu)

Media

Vlerësimi

Rrenë

Titullit “100 euro nga shteti, hapet aplikimi për këto kategori! (Apliko Ketu)” është i rremë. Ministria e Financave nuk ka hapur ndonjë thirrje për aplikim me qëllim të ndarjes së 100 eurove për asnjë kategori të shoqërisë. Informacioni i publikuar më 5 gusht bazohet në një njoftim të lëshuar për muajin maj që më nuk është i vlefshëm, pasi nuk ka ndonjë skemë aktive për mbështetje financiare të studentëve apo të ndonjë kategorie tjetër. Po ashtu, në artikullin në fjalë nuk ka një vegzë të aplikimit që do t’i dërgonte lexuesit te vegëza e Qeverisë.

Artikulli

Në faqen e internetit “newstoday48hr.com” më 5 gusht 2022 është publikuar informacioni me titull “100 euro nga shteti, hapet aplikimi për këto kategori! (Apliko Ketu)

E njëjta përmbajtje është shpërndarë në disa faqe të Facebook-ut si “Gazeta Prishtina”, “Hej o bir”, të cilat kanë mbi 200 mijë ndjekës.

Përmbajtja është kontrolluar nga Krypometri dhe është konstatuar se në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve nuk figuron ndonjë mbeshtetje e re përveç skemës që ka filluar të implementohet në fillim të muajit maj 2022.

Kontrollimi ka shkuar më tutje për të kuptuar burimin e informacionit dhe përmbajtja e publikuar më 5 gusht 2022 del të jetë një përmbajtje e vjetër, e publikuar më 7 maj 2022 në  “Telegrafi”.

Publikimi i datës 5 gusht në newstoday48hr.com e mashtron lexuesin pasi i njëjti e vendos informacionin në një kohë tjetër.

Të dhënat e sigururara nga verifikuesit tregojnë që aplikimi për mbështetje nga kjo masë ka qenë i hapur nga data 7 maj 2022 deri më 3 qershor 2022. 

Prodhuesi i informacionit ka mashtruar lexuesin edhe me informacionin se në artikull do ketë një link për aplikim. Lexuesit e këtij informacioni e kuptojnë që brenda tekstit nuk ka vegëz për të kryer aplikimin.

Mediat që shpëndajnë informacione të rreme kanë publikuar me dhjetëra informacione të rrejshme për gjoja mbështetjen e pensioneve, ndarjen e mjeteve të Trustit apo për dhënien e ndihmës financiare për familjet dhe personat e prekur nga COVID-19.