array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Mashtrimi me kohën kur zhvillohet ngjarja në aeroplan

Deklarata

Ndodh edhe kjo! Kosovarja me fustan nusërie hyp në aeroplan (PAMJE)”.

Media

Vlerësimi

Me kos

Materiali është vlerësuar si i pavërtetë pasi i ofron lexuesit informacion të rrejshëm për kohën kur po zhvillohet ngjarja.

Zhvendosja e informacioneve në kohë nuk lejohet ndërsa prodhuesit e informacioneve duhet ta informojnë publikun për kohën e saktë se kur po zhvillohet ngjarja.

Artikulli

Në faqen e internetit “goandwatch.com”, është publikuar më datën 10 gusht 2022 një informacion me titullin “Ndodh edhe kjo! Kosovarja me fustan nusërie hyp në aeroplan (PAMJE)”.

Kjo përmabjtje është shpërndarë në dy faqe të “Facebook-ut” më datën 10 gusht 2022; “Rreth Botës” dhe “Gjithcka nga Pak”.

Artikulli i referohet një gruaje me vello e cila është parë në një aeroplan që po fluturonte nga Kosova drejt Gjermanisë. Në artikull thuhet se kjo ka ndodhur dje me datë 09  gusht 2022 në aeroplanin e linjës Prishtinë – Düsseldorf.

Krypometri ka kontrolluar dhe ka konstatuar se fotografia e këtij lajmi është realizuar të paktën një vit më parë.
Fotografia e gruas me vello me përmbajtjen e njëjtë është shpërndarë më datën 7 qershor 2021 në “Fakteplus” , Botasot, Korrektpress.
Gjatë publikimit, prodhuesit e materialeve nuk guxojnë të falsifikojnë apo të ndryshojnë kohën në të cilën po zhvillohet ngjarja e raportuar.