array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Mashtrimi me fotografinë e festës së Vidovdanit në Kosovë

Deklarata

Policia e Kosovës konfiskon flamurin serb në Gazimestan.

media

Vlerësimi

Rrenë

 Lajmi dhe fotografia e përdorur në lajm janë të vjetra, ndërsa publikuesi i vendosë ato si ngjarje që po ndodhin në momentet e fundit.

Ndryshimi i kohës kur po ndodhë lajmi është mashtrim dhe zhvendosja e kontekstit kohor ju ofron lexuesëve informacione të pasakta. Raportimi se konfiskimi ka ndodhur në mes të datave 12 dhe 13 gusht 2022 është i pasaktë dhe kjo konfirmohet, përpos nga rrethanat tjera, edhe nga raportet e Policisë së Kosovës.

 

Artikulli

Faqja në internet me emrin lajme.buzz ka publikuar një lajm dhe fotografi të vjetër, në lidhje me festën e Vidovdanit në Gazimestan.

Lajmi është shpërndarë në shumë faqe në Facebook si: Info Globale, Der Albaner, Der Kosova Albaner, Telegram.info, Janina Press, Ich Bin Albaner, Der Albaner +, Atdheu.net, Lajme Buzz, Video Interesante koha e shprëndarjes është në mesa datave  12 dhe 13 gusht 2022.

Krypometri ka kontrolluar vërtetësinë e këtij informacioni. Në mes datave 12 dhe 13 policia e Kosovës nuk ka konfiskuar flamuj në Gazimestan dhe kjo vërtetohet nga raporti 24 orësh i Policisë për këto dy data.

Të dhënat e konfirmuara tregojnë se përbajtja e publikuar është identike me përbajtjen e publikuar nga agjencia e lajmeve KosovaPress me 28 qershor 2021.  Raportimi i kësaj agjensie lidhej me incidentet që kishin ndodhur atëbotë në afërsi të Gazimestanit.

Krypometri ka vërtetuar se publikuesit e informacionit kanë mashtruar kur ngjarjen e cila ka ndodhur në qershor 2021 e raportojnë si ngjarje që ka ndodhur në gusht 2022.

Në Gazimestan dhe Graçanicë çdo vit qytetarë serb mblidhen dhe festojnë përvjetorin e Betejës së Kosovës apo siç njihet ndryshe festa e Vidovdanit. Zakonisht, në këto festime qytetarët serbë veshin veshje nacionaliste dhe në disa raste ka pasur ndërhyrje të Policisë së Kosovës, për të mos lejuar nxitjen e ndonjë incidenti të mundshëm.

Në mungesë të citimit nga është marrë lajmi, si dhe duke e ripublikuar një titull, lajm dhe fotografi të vjetër prej më shumë se 1 vjet, lajmi konsiderohet si i pasaktë. 

Publikimi i informacioneve të tilla zakonisht ka shërbyer për rritjen e klikimeve por edhe provokimin e tensioneve ndëretnike në Kosovë.