array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

LVV premton sigurime shëndetësore në vitin 2023

Deklarata

“Ato do të kryhen në vitin 2023. Do të fillojë menjëherë që kur Albin Kurti merr qeverinë

Arben Vitia

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Krypometri do ta përcjellë përmbushjen e këtij premtimi

Artikulli

Arben Vitia, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet ka dhënë premtim konkret lidhur me implementimin e sigurimeve shëndetësore.

Në prezantimin e planit për shëndetësi, Vitia tha se ato do të përfundojnë pas tri viteve.

“Ato do të kryhen në vitin 2023. Është optimale në 2022 por problemet e qeverive parapake do të vonojnë. Kjo do të filloj në ditën kur të marr qeverinë Albin Kurti”, tha Vitia.

Ai ka përmendur edhe sistemin informativ shëndetësor që kishte punuar në to në kohën e qeverisjes lokale sa ai ishte Drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë.

“Kjo duhet të paraprihet me dy kushte kryesore të cilat janë sisitmi informativ shëndetësor dhe protokollet shëndetësore, pa këto dyja nuk do të ketë sigurime shëndetësore. Brenda dy viteve do të bëhet sistmi informativ shëndetësor, do të bëhet një sistem informativ qysh i ka hije. E vetmja komunë në Kosovë ku sistemi informativ shëndetësor nga Qeveria ka pasur suskes ka qenë Komuna e Prishtinës dhe kjo ka vërtetuar që nuk qenë problemi të sistemi por te vullneti”, tha ai.

Lidhur me sigurimet shëndetësore, disa qeveri dhe udhëheqës të sektorit të shëndetësisë janë nxënë nga KRYPOMETRI pasi megjithë premtimet, deri më tani ky proces nuk është përmbyllur.

KRYPOMETRI do të përcjellë premtimin e LVV-së në rast se do të jenë parti në qeverisje.