array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LVV premton rikrijimin e Ministrisë së Integrimit Evropian

Deklarata

Haki Abazi (11.02.2021) – “Gjëja e parë që do të bëjmë në Qeverinë Kurti është që ta rikrijojmë Ministrinë e Integrimit Evropian. Është e pafalshme që Qeveria jolegjitime e ka shuar këtë ministri dhe i kemi humbur rreth 8 milionë euro”

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e mbajtjes së premtimit nga LVV për rikrijimin e Ministrisë së Integrimit Europian nëse kjo parti e merr pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Artikulli

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi ka premtuar që nëse LVV vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, do të rikrijohet Ministria e Integrimit Evropian.

Abazi e ka quajtur gabim shuarjen e kësaj ministrie nga Qeveria Hoti.

“Gjëja e parë që do të bëjmë në Qeverinë Kurti është që ta rikrijojmë Ministrinë e Integrimit Evropian. Është e pafalshme që Qeveria jolegjitime e ka shuar këtë ministri dhe i kemi humbur rreth 8 milionë euro”, deklaroi Abazi në DebatPernime.

Në Qeverinë Kurti, e cila ishte në pushtet për 52 ditë, ministër i Integrimeve Evropiane ishte Blerim Reka.

Pasardhësi i Kurtit, kryeministri aktual në detyrë, Avdullah Hoti vendosi që Ministria e Integrimit Evropian mos të ekzistojë si ministri një ministri e vetme pas fuzionimit dhe zvogëlimit të numrit të ministrive.

Të ftuarit në emisionin #Debat Pernime debatuan për politikë të jashtme. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, LDK, NDS, LVV shpalosën programet e tyre qeverisëse për politikë të jashtme.

Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, AAK-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.

Pjesë e debatit ishin: Valon Murtezaj nga LDK, Emilia Rexhepi nga NDS dhe Haki Abazi nga LVV.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është duke u mbajtur që nga fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.