array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Loja shpërblyese e rrejshme 

Deklarata

Dhuratë e re

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi i bërë për lojë shpërblyese nga një faqe me emrin SPAR Albania është i rremë. Spar Albania zyrtare ka njoftuar se nuk ka hapur një lojë të tillë dhe se faqja është e rrejshme dhe nuk administrohet nga Spar Albania. 

Artikulli

Në faqen e internetit SPAR Albania më 25 shtator 2022 është publikuar një postim në të cilin kërkohet që përmes një linku të plotësohen të dhënat personale të klientëve për të fituar një shpërblim.

Në njoftim është thënë se për aktivitetin “Dhuratë e re”  regjistrimi për të fituar dhuratën është falas dhe i kufizuar.

Aty thuhet se personat që e shpërndajnë do të fitojnë shuma të ndryshme të parave varësisht nga muaji që ata kanë lindur.

Kjo lojë e ngjashme është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera jo-zyrtare, të gjitha me emrin “Spar Albania”.  

Faqja zyrtare e kompanisë SPAR Albani ka njoftuar se kjo faqe nuk administrohet nga SPAR dhe loja është e rrejshme.

“Këto adresa fallco kërkojnë të dhëna personale të klientëve, duke i premtuar në këmbim shpërblime monetare dhe dhurata. Adresa jonë zyrtare është vetëm kjo, nga e cila publikojmë rregullisht”- thuhet në njoftim. 

Tutje nga SPAR ka kërkuar që “të kini kujdes nga çdo komunikim tjetër. Ne nga ana jonë do ndërmarrim masa për ta mbyllur si faqe këtë dhe këto tjetër që shtiret si SPAR Albania”

Mashtrime të këtilla janë shpeshtuar kohëve të fundit. Zakonisht, qëllimi i këtyre matrapazëve është që përmes premtimeve të rreme të ndërtojnë audiencë për faqet e tyre të Facebook-ut. Pastaj, zakonisht këtyre faqeve iu ndërrohet emri dhe shtiren si faqe të lajmeve por duke shpërndarë rrena e dezinformata.