array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Loja e rreme shpërblyese 

Deklarata

Unë do të dhuroj 5000 € në para për 500 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Faqja “Begjet Pacolli” duke e keqpërdorë figurën e ish-Presidentit Behgjet Pacolli përmes një postimi të rremë po synon të mashtrojë qytetarët. Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në faqen e tij zyrtare, nuk ka bërë asnjë postim për ndonjë lojë shpërblyese apo për ndarje të dhuratave. Postimi me mbishkrim “Unë do të dhuroj 5000 € në para për 500 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë” është i rremë.

Artikulli

Më 29 janar 2023 një faqe në Facebook me emrin “Begjet Pacolli” postoi një video me mbishkrim “Unë do të dhuroj 5000 € në para për 500 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë”.

Në video shihet politikani, Behgjet Pacolli derisa flet si dhe një letër ku shkruhet një numër.

Postimi me këtë mbishkrim ka marrë më shumë se 1 mijë komente dhe më shumë se 11 mijë shikime, e po ashtu është shpërndarë 244 herë.

Në videon e postuar në faqen me 630 ndjekës, Pacolli flet për çështje të tjera dhe jo për ndonjë dhuratë. 

Ai tregon për një vizitë që ka pasur në Gjakovë dhe për një takim që ka pasur me një grua në moshë dhe bisedë që e ka bërë me të.

Tutje ai flet edhe për familjen e tij dhe për kohën që ai e ndanë për ndjekësit e tij.

Faqja “Begjet Pacolli” nuk është faqe zyrtare e ish-Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Pacolli ka një faqe të verifikuar në Facebook dhe është njëra ndër faqet e politikanëve më të ndjekur në këtë rrjet social. Pacolli nuk ka bërë ndonjë postim për shpërndarjen e dhuratave në faqen e tij zyrtare.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka thënë se ish-Presidenti ka një faqe të verifikuar në të cilën bon postime, ndërsa të gjitha faqe e tjera janë të rreme dhe hapen me qëllim të mashtrohen njerëzit.

“Janë keqpërdorues kibernetik që abuzojnë në vazhdimësi me qëllim mashtrimi të njerëzve. Ne jemi ballafaquar edhe në të kaluarën me tentime abuzimi. qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe ti kuptojnë menjëherë që faqe të tilla që krijohen, krijohen vetëm nga mashtrues dhe abuzues”- ka thënë Zyberaj për KALLXO.com.

Shënim: Tekstit i është shtuar edhe reagimi nga stafi i ish-Presidentit, Behgjet Pacolli