array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Loja e rrejshme shpërblyese në emër të SPAR Kosova

Deklarata

Për të festuar ditëlindjen e 90-të të SPAR, ne do të dërgojmë një cantë dhuratë speciale për të gjithë ata që e ndajnë dhe shkruajnë ‘urime’ para datës 30 shtator

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Njoftimi i bërë nga një faqe në emër të SPAR Kosova se me rastin e përvjetorit do të dhurojnë çanta është i rremë. Ky njoftim është bërë në një faqe jozyrtare që rrejshëm paraqitet me emrin Spar Kosova. Zyrtar të SPAR Kosova kanë thënë faqja dhe loja e proklamuar janë të rreme. Ata kanë thënë se nuk kanë lojë aktive që parasheh dhurimin e çantave. Faqja jozyrtare ka tentuar që përmes këtij njoftimi të rrisë numrin e personave që e ndjekin si dhe të marrë të dhënat e konsumatorëve.

Artikulli

Përmes një faqeje në rrjetin social Facebook me emër SPAR Kosova më 27 shtator 2022,  është publikuar një njoftim në të cilin thuhet se do të dhurojnë një çantë për ata që dërgojnë fjalën “Urime”.

“Për të festuar ditëlindjen e 90-të të SPAR, ne do të dërgojmë një cantë dhuratë speciale për të gjithë ata që e ndajnë dhe shkruajnë ‘urime’ para datës 30 shtator”- thuhet në njoftim.

Krypometri ka gjetur se ky njoftim është bërë përmes një llogarie jozyrtare të kësaj qendre tregtare.

Llogaria përmes së cilës është njoftimi ka 44 ndjekës, kurse llogaria zyrtare ka mbi 34 mijë ndjekës.

Kjo faqe e rreme ka tentuar që përmes këtij njoftimi të rrisë numrin e ndjekësve dhe njëkohësisht të marrë të dhënat personale të personave që e bëjnë një koment të tillë.

“Kërkesa kryesore për të fituar është ta shpërndani këtë postim në 5-7 grupet tuaja në Facebook! paç fat”- ka komentuar kjo faqe. 

Postimi për lojën shpërblyese është bërë me datën 28 shtator 2022, në ora 16:23, ndërsa për vetëm 7 orë ka marrë 180 komente dhe mbi 200 shpërndarje.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtarë të SPAR Kosova. Ata kanë thënë se faqja që është hapur se fundmi nuk është zyrtare dhe loja është e rreme, pasi nuk kanë lojë aktive që parasheh dhurimin e çantave.