array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Lipjan, ende e pashtruar rruga që u përmend nga Kryetari 7 vite më parë

Deklarata

Imri Ahmeti (18.11.2013)- ” [Pritet] hapja e rrugëve të reja, siç është …Lluga- Radevë”.

Imri Ahmeti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

7 vite nga kur Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti e kishte përmendur ndërtimin e rrugës që lidh dy fshatra në komunat e Lipjanit dhe Graçanicës, kjo rrugë ende nuk ka nisur të ndërtohet. KRYPOMETRI të përcjellë zhvillimin e këtij projekti në të ardhmen.

Artikulli

Para shtatë vitesh, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetit e pati premtuar ndërtimin  e rrugës së re për lidhjen e fshatrave Lluga e komunës së Lipjanit me fshatin Radevë të komunës së Graçanicës.

Këtë Ahmeti e kishte premtuar para se të merrte mandatin e parë në këtë komunë, në zgjedhjet e vitit 2013.

“Ndër projektet kryesore që do të doja të theksoja me këtë rast, është përmbyllja  e ndërtimit të asfaltimit në të gjitha fshatrat. Hapja e rrugëve të reja, siç është …Lluga- Radevë”, kishte thënë Ahmeti në zgjedhjet lokale 2013 në Emisionin Jeta në Kosovë, kur ishte pyetur se çka premton për Lipjanin.

Por ky projekt tash e 7 vite nuk është realizuar.

Ndërkaq, Komuna e Lipjanit në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se projekti është në procedurë prokurimi dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi i kontratës dhe fillimi i punimeve.
“Projekti është në procedurë prokurimi dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi i kontratës dhe fillimi i punimeve. Për momentin është rrugë e kategorisë së 4 e cila i lidh dy fshatra të dy komunave (pas ndërtimit mund të kategorizohet si rrugë e ndërtuar)”, thuhet në përgjigje.
Komuna nuk është përgjigjur në pyetjen se pse deri më tash kjo rrugë nuk është ndërtuar.

Fillimisht, në shkurt të vitit 2017, kjo rrugë ishte përfshirë në ndarjen e 3 milionë eurove për investime nga Ministria e Infrastrukturës në atë kohë.

“Ministria e Infrastrukturës po ashtu do të financojë edhe projektet si ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës nga udhëkryqi i Banullës deri te hyrja e Lipjanit, ndërtimi rrugës “Sadik Shala”, në Lipjan, ndërtimi i rrugës Lluga –Radevë”, thuhej në një njoftim të Komunës në atë kohë.

Foto: Facebook

Iniciativa e fundit e Komunës së Lipjanit për hapjen e kësaj rrugë të re është në maj të këtij viti.

Kryetari Imri Ahmeti më 22 maj  bashkë me ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka nënshkruar memorandum për financimin e projekteve në komunën e Lipjanit, ku përfshihet edhe rruga Lluga- Radev në vlerë 400 mijë euro.

Memorandumi mes Komunës së Lipjanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës më 2020