array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Liderët që mbajtën fjalën për ushtrinë

Deklarata

Ramush Haradinaj: Bekimin, përkrahjen dhe besimin e kemi, ushtria është e kryme.

Kadri Veseli: Në mesin e muajit dhjetor do ta kemi votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Rrustem Berisha: Brenda këtij viti kjo punë do të kryhet.

 

Krerët e Institucioneve

Vlerësimi

E vërtetë

Kreu i ekzekutivit dhe legjislaturës së Kosovës si dhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës  i qëndruan besnikë premtimeve për kohën kur do të bëhej votimi për fillimin e formimit të ushtrisë së Kosovës. Ndërrimi i mandatit të FSK-së është përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, ndërsa në votimin në Kuvend kanë marrë pjesë edhe partitë opozitare.

Artikulli

Kreu i ekzekutivit dhe legjislaturës së Kosovës si dhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës  i qëndruan besnikë premtimeve për kohën kur do të bëhej votimi për fillimin e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Në mesin e tensioneve në veri dhe kundërshtimit të hapur të NATO-s lidhur me këtë votim, në Kosovë, si rrallëherë pati unitet politik për të kaluar ligjet e nevojshme për transformimin e FSK-së në ushtri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fillim të këtij muaji ishte shprehur i bindur se nuk ka asnjë dilemë rreth votimit të tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, më 14 dhjetor.

“(Brenda këtij viti do të ketë formim të ushtrisë?) Është formuar me atë bekim (të ShBA-së) si Papa kur i bekon katolikët, diçka që e marrim punë të kryer. (A do ta kemi zyrtarisht ushtrinë sivjet, tash jemi në tetor?) E ke, u kry ushtria. Bekimin, përkrahjen dhe besimin e kemi, ushtria është e kryme”, kishte theksuar Haradinaj.

Ngjashëm, këtë datë e kishte quajtur të sigurtë, Kryeparlamentari Kadri Veseli

“Këtë vit, shumë shpejt do ta kemi Ushtrinë e Kosovës. Në mesin e muajit dhjetor do ta kemi votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Të hënën do ta kemi mbledhjen e Kryesisë dhe do ta përcaktojmë datën. Do t’i respektojmë të gjitha procedurat. Komisionet parlamentare janë në përfundim të punës së tyre. Vendimmarrja do të jetë transparente. Data do të mbledhë gjithë sakrificën e popullit tonë, dëshirën  për liri, për paqe dhe të ardhme”, ka deklaruar Veseli.

Edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha në një intervistë për televizionin Klan Kosova më 28 shtator kishte deklaruar se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit.

“Brenda këtij viti kjo punë do të kryhet (Pyetja: a besoni që në fund të vitit 2018 ne do ta kemi ushtrinë?) Patjetër”, kishte thënë ai.

I vetmi që nuk kishte përmendur këtë datë për formimin e ushtrisë ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Megjithatë, në një intervistë për RTV21, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me 23 shtator kishte deklaruar se askush nuk mund t’ia mohojë të drejtën Kosovës që të formojë ushtrinë edhe me ndryshime ligjore.

“Do të punojmë shumë që të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese, por ne kemi edhe të drejtën ligjore dhe nuk do të lejojmë që askush ta vejë veto në këtë drejtim”, tha Thaçi.

Kuvendi i Kosovës sot më 14 dhjetor ka miratuar tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Miratimi i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i sigurojnë kompetenca ushtarake FSK-së.

Ndryshe, këto tri projektligje në lexim të parë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 18 tetor 2018

Lindja e Ushtrisë së Kosovës