array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Takimi i 18 gushtit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian

Lëvizja e lirë, marrëveshja e vitit 2011 dhe ujdia e fundit

Deklarata

Arrihet marrëveshja për lëvizjen e lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Bruksel

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Palët janë dakorduar që të ketë lëvizje të lirë të qytetarëve të Serbisë dhe të Kosovës në të dy vendet. Marrëveshja e vitit 2011, që nuk është zbatuar asnjëherë në plotëni, parashihte lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftimin por palët mund të lëshonin edhe një dokument përcjellës. Tash, palët janë deklaruar se do të njohin letërnjoftimet e të dy vendeve, por nuk është përmendur fare mundësia që serish të ketë një dokument përcjellës. Palët nuk kanë publikuar ende një marrëveshje të arritur në mes të palëve, por as nuk kanë deklaruar nëse bëhet fjalë për një marrëveshje të pa-shkruar. Deri më tani, shumë prej marrëveshjeve të arritura në mes të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel nuk janë duke u zbatuar. Krypometri do të vazhdojë të monitorojë se si do të zbatohet marrëveshja për lëvizjen e lirë.

Artikulli

Njëmbëdhjetë vite më parë, Kosova dhe Serbia nisën përpjekjet për normalizim të raporteve mes dy shteteve.

Në vitin 2011, dialogu mes dy shteteve nisi për çështje teknike, por gjatë gjithë kohës kishte çështje politike që ishin pengesë apo u diskutuan gjatë këtij dialogu.

Më 2 korrik të vitit 2011, njëra prej ujdive të para mes Kosovës dhe Serbisë ishte ajo mbi lëvizjen e lirë.

Atë kohë, në krye të negociatave nga Kosova ishte Edita Tahiri, e cila mbante edhe postin e zëvendëskryeministres. Ndërsa, si kryenegacator nga Serbia ishte Borko Stefanoviq.

Ujdia e 2 korrikut e vitit 2011 përmbante 11 pika, ndërsa tri pikat e para të marrëveshjes flisnin për mënyrën sesi do të përdoren dokumentet e dy vendeve për hyrjet dhe daljet në territoret e dy shteteve.

  1. Qytetarët (me vendbanim të përhershëm) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra tjetrës.
  2. Secila palë do të zbatojë, sa më shpejt që është e zbatueshme në aspektin operativ, një sistem të kalimit të kufirit/kufirit administrativ të qytetarëve të palës tjetër me letërnjoftime.
  3. Secila palë mund të zbatoj një sistem ku letërnjoftimet do të shoqërohen nga dokumente [Të gjitha dokumentet hyrje-dalje do të përmbajnë gjuhë neutrale] me shkrim “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër të cilët dëshirojnë të kalojnë transit në një shtet të tretë.

Përveç kësaj marrëveshje, palët kishin negociuar edhe disa konkluzione në të cilat ata janë dakorduar për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes bazë.

Me 29 nëntor 2011, palët ishin pajtuar dhe kishin nënshkruar konkluzionet në të cilat tregohen në detaje se si do të zbatohet marrëveshja e 11 korrikut të vitit 2011.

Marrëveshja parashihte që qytetarët që kalojnë nga njëri shtet tek tjetri, nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas, të pajisen me një leje të përkohshme udhëtimi që i lejonte ata të qëndrojnë në dy vendet ose të udhëtojnë përmes tyre, në një periudhë kohore prej 90 ditësh.

Serbia nisi zbatimin e marrëveshjes e cila parashihte që kalimi i kufirit nga Kosova në shtetin serb të behët përmes një dokumenti A4, i cili lëshohej nga autoritet e Serbisë për shtetasit kosovar, i cili zëvendësonte letërnjoftimet e kosovareve.

Por, Kosova kishte vendosur të mos e lëshojë një dokument të ngjashëm, edhe pse në konkluzionet përfundimtare operative nga grupi implementues për lirinë e lëvizjes, të hartuara në nëntor të vitit 2011, thuhej se dokumentet për hyrje/dalje mund të lëshohen nga të dyja palët.

Dokumenti për hyrje/dalje, që i lëshonte pala serbe për qytetarët e Kosovës, kishin një përmbajtje neutrale dhe i njëjti nuk duhet të kishte fotografi të personit që i lëshohej.

Qeveria aktuale, të cilës i prin Albin Kurti, në vazhdimësi kishte paralajmëruar se do të vendos reciprocitet nga Serbisë.

Njëjtë, Kurti tha se do të ndodh edhe për lëvizjen e lirë. Qeveria e Kosovës mori vendim që nga data 1 gusht, Kosova të fillojë të ushtrojë të drejtën për të lëshuar një dokument qytetarëve të Serbisë kur të kalojnë kufirin me Kosovën, ashtu siç parashihet në marrëveshjen dhe konkluzionet e vitit 2011. Bashkë me këtë vendim, Kurti njoftoi se reciprociteti do të zbatohet edhe për targat.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk u prit mirë nga serbët lokal në veri të vendit dhe udhëheqësve në Beograd. Situata u tensionua pasi barrikadat u rikthyen në zonën lokale të veri, afër kufirit Kosovë-Serbi.

Me kërkesë të ndërkombëtarëve, pas situatës së krijuar, Qeveria e Kosovës mori vendim që zbatimin e reciprocitetit ta shtyjë për një muaj, deri më 1 shtator. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se një nga arsyet e shtyrjes se zbatimit të vendimit për reciprocitet janë dezinformatat që janë shpërndarë dhe që kanë ndikuar tek qytetarët serb të Kosovës. Gjatë muajit korrik, ishin shpërndarë shumë dezinformata për të frikësuar serbët që jetojnë në Kosovë, gjë që ishte demantuar nga autoritetet në Kosovë.

Ndërsa, serbët lokal u tërhoqën nga barrikadat e vendosura përgjatë rrugëve që çonin në kufirin mes dy vendeve.

Për të gjetur një zgjidhje, Bashkimi Evropian në cilësinë e ndërmjetësuesit të negociatave Kosovë-Serbi, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në cilësinë e mbështetësit të dialogut, thirrën një takim mes liderëve të dyja vendeve më 18 gusht.

Takimi nuk solli një marrëveshje në kryeqytetin europian. Por, përpjekjet e ndërkombëtarëve vazhduan edhe pëgjatë javës së fundit të muajit gusht.

Në vizitë zyrtare, përfaqësuesi i ShBA-së për Ballkanin Përndimor, Gabriel Escobar dhe i deleguari special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vizituan Kosovën dhe Serbinë me qëllim që të arrihet një marrëveshje para datës 1 shtator.

Më 27 gusht, përmes një konference për media, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dha shenjat e para se do të njoh dokumentet e Kosovës.

Ndërsa, disa orë më vonë, ajo u konfirmua edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili publikoi një cicërim në Twitter: “Kemi marrëveshje”.

Marrëveshja e arritur u konfirmua edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Por, deri më tash, palët nuk kanë publikuar anjë dokument në të cilën shpjegohet se çfarë janë dakorduar palët dhe se si do të rregullohet lëvizja e lirë e qytetarëve.

Aktualisht, sipas deklarimeve publike, Serbia do të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë drejt Serbisë me letërnjoftime, por, siç ka thënë presidenti serb, Vuçiq, kjo nuk do të nënkuptojë që Serbia njeh edhe shtetin e Kosovës.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga ana e Prishtinës [Kosovës] bëhet ekskluzivisht për arsye praktike të lehtësimit të pozitës së qytetarëve dhe mundësimit të lirisë së lëvizjes në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që është arritur në dialog më 2011 dhe nuk mund të interpretohet si njohje e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244” – tha më 27 gusht Vuçiq.