array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Vendi ku ende do të punohet mbi shtratin e lumit Mirusha (9 dhjetor 2019) Foto: Kallxo.com

‘Legjenda e Mirushës’, projekti 3.7 milionësh nuk përfundon as pas 7 viteve

Deklarata

Tregimi i madh për Mirushën po mbyllet për çka e falënderoj ministrin Matoshi për mbështetjen. Në të njëjtën kohë, po punojmë në ndërtimin e shtratit dhe platosë prej 3.5 kilometrash. Mbi të gjitha, krijohet hapësirë për qytetarët Shpresojmë që më 28 nëntor do t’i japim fund këtij projekti

Lutfi Haziri

Vlerësimi

Rrenë

Në vitin 2012 është nënshkruar kontrata për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha në Gjilan. Projekti në total ka kushtuar 3.7 milionë euro, duke llogaritë edhe dy kontratat tjera për rregullim e sheshit. Por, 7 vjet mbas nënshkrimit të kontratës së parë, punimet ende nuk kanë përfunduar. Madje, as premtimi i fundit i Lutfi Hazirit se projekti do të finalizohet në fund të vitit 2019 ka dal të jetë i pasaktë. Tashmë në Komunën e Gjilanit thonë se projekti do të finalizohet në 2020.

Artikulli

Kanë kaluar 7 vite që kur është nënshkruar kontrata për rregullimin shtratit të lumit Mirusha në Gjilan.

Por qytetarët e Gjilanit nuk do t’i gëzohen përfundimit të këtij projekti në vlerë 3.7 milionë euro as në vitin 2019, edhe pse kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri kishte premtuar që Mirusha do të finalizohet më 28 nëntor 2019.

Më 15 shkurt të këtij viti, kryetari Lutfi Haziri gjatë një vizite të punimeve që po zhvilloheshin në lumin Mirusha, së bashku me ministrin në largim të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se problemit më të madh për 55 mijë banorë që jetojnë përreth lumit Mirusha, po i vjen fundi.

“Tregimi i madh për Mirushën po mbyllet për çka e falënderoj ministrin Matoshi për mbështetjen. Në të njëjtën kohë, po punojmë në ndërtimin e shtratit dhe platosë prej 3.5 kilometrash. Mbi të gjitha, krijohet hapësirë për qytetarët. Shpresojmë që më 28 nëntor do t’i japim fund këtij projekti”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

Tashmë që jemi në fund të vitit 2019, KALLXO.com ka pyetur Komunën e Gjilanit nëse është finalizuar ky projekt që ka filluar para 7 viteve.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça, ka thënë se ky projekt ende nuk ka përfunduar dhe se do të finalizohet në vitin 2020.

Vendi ku ende do të punohet mbi shtratin e lumit Mirusha (9 dhjetor 2019) Foto: Kallxo.com

“Jo [nuk ka përfunduar], ende janë disa punë në fazën përfundimtare. Në vitin 2020 [do të përfundojë]”, potencohet në përgjigjen e Korçës për KALLXO.com.

Më tej, drejtori Korça ka thënë se pa përfunduar ka mbetur një pjesë e mbulimit të shtratit të lumit në veri dhe një pjesë në jug.

Projekti për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha fillon nga rruga qarkore në Gjilan deri në hyrje të ‘Livadheve të Akllapit’ në jug. Sipas kontratës së nënshkruar në vitin 2012 është paraparë rregullimi i shtratit të lumit dhe mbulimi i një pjese të shtratit dhe rregullimi i platosë dhe sheshit mbi lumin Mirusha në veri dhe jug.

Në total projekti për lumin Mirusha ka kushtuar 3,724,727.3 euro, përderisa kontrata për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, e cila është nënshkruar më 8 gusht të vitit 2012 ka kushtuar 3,133.170.66 euro, pjesa e platosë ose sheshit në anën veriore ka kushtuar 304,162.44 euro kurse pjesa e sheshit në jug 287,394.20 euro.

Në financimin e këtij projekti kanë kontribuar Ministra e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor si dhe Komuna e Gjilanit.

Vendi ku ende do të punohet mbi shtratin e lumit Mirusha (9 dhjetor 2019) Foto: Kallxo.com

Shpenzimi i dyshimtë i 1.7 milion eurove në projektin e kanalizimit

Në projektin për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha në Komunën e Gjilanit, Auditori ka gjetur se ka pasur ndryshime mes punëve që janë kontraktuar dhe atyre që janë realizuar në terren.

Në raportin e auditimit për vitin 2018 thuhet se këto ndryshime janë bërë si rezultat i kërkesës së banorëve dhe të cilat ndryshime që nuk janë aprovuar nga Kuvendi Komunal në pajtueshmëri me procedurat.

Si rezultat i vendimit të Kuvendit Komunal punët e shtratit dhe kanalizimit ishin të kontraktuara në vlerë 1,818,730 euro ndërsa janë ekzekutuar 538,189 euro apo 70% më pak, punët e mbulimit në kanalizim ishin të kontraktuara 389,088 euro ndërsa janë realizuar 1,208,033 euro apo 210% me shumë.

Kjo e gjetur ka ardhur si rezultat i kontrollimit të pesë pagesave të realizuara nga Komuna e Gjilanit në vlerë prej 89,948 euro.

Auditori ka thënë se Kryesuesja e Kuvendit është vet caktuar si menaxhere kontratës për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha derisa emërimin e menaxherit të projektit e cakton ZKA, në këtë rast kryetari i Komunës.

Ndryshimi i projektit apo kontratës së shpërblyer fillestare ndryshohet dhe përgatitet nga ana e Departamentit të Prokurimit si dhe merret aprovimi nga kryetari i Komunës për ndryshim.

Gjithashtu, zyrtari përgjegjës i caktuar nga ZKA duhet të ketë parasysh se me ndryshimin e kontratës së punëve të projektit të cilat nuk ishin paraparë në kontratën fillestare, vlera e punës së pjesës së ndryshuar nuk duhet të jetë më e madhe se 10% e vlerës së kontratës fillestare.

Në raportin e auditimit thuhet se mangësitë në menaxhimin e kontratave zvogëlojnë sigurinë që kontratat janë duke u realizuar në përputhje me kushtet dhe specifikat e kontratës.  Poashtu, Auditori ka shtuar se mos respektimi i kritereve të vendosura në dosjen e tenderit mund të rezultojë me trajtim jo të barabartë të ofertuesve, pagesa të parregullta dhe vlerë të ulët për para.

“Kryetari duhet të sigurojë respektimin konsistentë dhe efektiv të rregullave të prokurimit, në lidhje me menaxhimin e kontratave. Gjithashtu edhe kuvendi duhet të veproje në bazë të kompetencave me qëllim të respektimit të rregullave dhe mos tejkalimit të kompetencave”, thuhet në rekomandimin e Auditorit.

Vendi ku ende do të punohet mbi shtratin e lumit Mirusha (9 dhjetor 2019) Foto: Kallxo.com