array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

LDK-ja i ndërron fjalët për numrin e ministrive

Deklarata

Isa Mustafa  (23 prill 2020) -“…Jemi pajtuar që të mbajmë këto ministri, të mbajmë 15 ministri”

 

Avdullah Hoti (1 maj 2020)- “gjatë ditëve të fundit kam mbyll marrëveshjet, janë 16 ministri”

LDK, Isa Mustafa

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Zyrtarët e LDK-së kanë ndërruar qëndrimin sa i përket numrit të ministrive. Fillimisht ata kishin thënë se nuk do t’i bëjnë më shumë se 15 ministri ndërsa tani kanë prezantuar planin për 16 ministri.

Artikulli

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ndërruar qëndrim sa i përket numrit të ministrive që pritet t’i ketë qeveria e drejtuar nga ta, në rast se arrinë të votohet nga Kuvendi i Kosovës.

Fillimisht, ky subjekt politik ishte deklaruar se janë pajtuar që numri i ministrive të jetë 15 sosh, aq sa është edhe aktualisht në Qeverinë në detyrë që udhëhiqet nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së partisë, me datë 23 prill ka thënë se janë pajtuar t’i mbajnë 15 ministri.

“Në parim mund të ju them se në biseda që kemi pasë me Aleancën, Nismën por edhe me minoritetet, jemi pajtuar që të mbajmë këto ministri, të mbajmë 15 ministri’’, tha ai në një konferencë për media.

Mustafa kishte shtuar se nuk janë fare të interesuar që të kenë më shumë ministri sesa që janë tani këto 15.

Por pak ditë më vonë, LDK-ja tha se kanë vendosur që të shtojnë edhe një ministri.

I mandatuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti të premte, më 1 maj, tha se Qeveria e re, e drejtuar nga ai do të ketë 16 ministri, një më shumë nga sa janë tani.

Sipas Hotit, do të ketë ndryshime në ministrinë e Ekonomisë.

“Në cilësinë e mandatarit,  gjatë ditëve të fundit kam mbyll marrëveshjet, janë 16 ministri. Ne ende nuk e kemi caktu kabinetin nga ana e LDK-së. Kemi bërë një rishikim të ministrive, te ajo e ekonomisë kemi bërë disa ndryshime”, tha Hoti para gazetarëve, afër selisë së partisë së tij.

LDK-ja ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe partitë e tjera jo-shumicë për ta formuar qeverinë e re, pas rrëzimit të ekzekutitvit nga bashkëqeverisja mes LVV-LDK, më 25 mars të këtij viti.