array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

LDK ende nuk e ka bërë publike marrëveshjen për koalicion me Listën Serbe

Deklarata

Avdullah Hoti (29.04.2020)- “Besoj që… pritjet tona janë që brenda ditës t’i publikojmë, nëse nuk arrijmë, nesër”

Arben Gashi( 04.05.2020)- “E publikojmë, nuk është problem”

Isa Mustafa- ( 01.05.2020)-“Mund ta publikojmë sot marrëveshjen me Listën Serbe, kështu që marrëveshja do të jetë e njohur për krejt opinionin”

Vlerësimi

Rrenë

Që nga 29 prilli kur kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti premtoi që atë ditë do të publikohet marrëveshja me Listën Serbe, kjo marrëveshje ende nuk është publikuar. Premtime për publikim ka pasur edhe nga Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Artikulli

Të paktën në tri deklarime publike, para mediave, zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), premtuan se do ta publikojnë  marrëveshjen në mes kësaj partie dhe Listës Serbe për koalicion. Këto premtime nuk janë mbajtur deri më tani.

LDK dhe Lista Serbe lidhën koalicion para disa ditësh për bashkëqeverisje, por marrëveshja, për dallim nga dy ujditë tjera me AAK-në dhe Nismën,  nuk u publikua.

Fillimisht, i mandatuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, më 29 prill të këtij viti tha se do e publikojnë marrëveshjen posa ta kenë gati.

Sipas ish-zëvendëskryeministrit të parë, Lista Serbe nuk do të ketë më shumë pushtet sesa që pati në qeverisjen e fundit.

“Po, ka përfunduar (koalicioni) me Listën Serbe. Ata do të kenë pjesëmarrje ashtu si kanë pas në Qeverinë në detyrë. Do ta bëj publike sa po të përmbyllen krejt marrëveshjet. Besoj që… pritjet tona janë që brenda ditës t’i publikojmë, nëse nuk arrijmë, nesër”, tha ai para gazetarëve.

Pas dy ditësh, kur u arrit ujdia mes partisë së Isa Mustafës dhe Goran Rakiq, vetë i pari i LDK-së tha se do ta publikojnë marrëveshjen dhe se nuk ka asgjë për tu fshehur.

Këto deklarime ai i tha pas një takimi me struktura të partisë ku ishte prezent edhe Avdullah Hoti, i mandatuar për shef qeverie.

“Që mos të ketë asgjë të panjohur për marrëveshje, ne do ta publikojmë marrëveshjen. Mund ta publikojmë sot marrëveshjen me Listën Serbe, kështu që marrëveshja do të jetë e njohur për krejt opinionin, asgjë nuk ka në atë marrëveshje që nuk ka edhe me subjektet e tjera dhe asnjë detyrim nuk është marr ndaj Listës Serbe ose prej Listës Serbe”, tha Isa Mustafa të premten më 1 maj.

LDK edhe pas kësaj deklarate nuk e publikoi marrëveshjen e koalicionit me Listën Serbe.

Më 4 maj, Arban Abrashi, deputet i kësaj partie gjithashtu  tha se do ta publikojnë marrëveshjen dhe kjo nuk paraqet ndonjë problem.

“E publikojmë, nuk është problem. Ne jemi marr me këto çështje me prioritet, ditëve të kaluara jemi marr me përgatitje të seancës dhe kemi pas një ndërhyrje nga Vetëvendosja, pastaj masën e përkohshme, këto janë elementet që jemi marr. Sot jem taku për program, besoj në ditët në vijm, nuk është diçka që po fshehim, nuk është aspak problem”, deklaroi para gazetarëve Arban Abrashi i LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës prishi koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje më 25 mars ku edhe e rrëzoi Qeverinë e Albin Kurtit me anë të një mocioni të mosbesimit.

Ndërkohë, që Presidenti Thaçi dekretoi Hotin për të drejtuar ekzekutivin e ri, Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin deri më 29 maj.

Deri më tani, LDK ka arritur marrëveshje me AAK-në e Ramush Haradinajt, Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, Listën Serbe dhe partitë tjera pakicë.

LDK lidh marrëveshjen edhe me Listën Serbe