array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Latifi thotë se auditorët më nuk do të gjejnë keqklasifikime financiare

Deklarata

“… po besojmë që keqklasifikimi i shpenzimeve nuk ka me ekzistu si problem dhe nuk ka me qenë më temë për Komunën e Rahovecit”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Keq-klasifikimet nëpër pasqyrat financiare të Komunës së Rahovecit, Auditori kishte gjetur gjatë disa viteve. Por, kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka premtuar se tashmë i kanë adresuar rekomandimet e auditorit për këtë pikë. Nëse adresim ka ndodh gjatë vitit të kaluar, do të shohim kur të publikohet raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2019.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka premtuar se më nuk do të kenë keq-klasifikim të shpenzimeve, siç ka ndodhur viteve të kaluara.

“Kemi përmirësim në keqklasifikimin e plot pozicioneve të cilat Auditori i ka përmendur. Besoj që viti 2019 dhe angazhimet për me i adresu qartazi rekomandimet përmes një plani konkret të veprimit për adresimin e rekomandimeve të auditorit për vitin 2018, këtë vit është më efikas edhe po besojmë që keqklasifikimi i shpenzimeve nuk ka me ekzistu si problem dhe nuk ka me qenë më temë për Komunën e Rahovecit dhe realisht Auditorët e Jashtëm dhe të Brendshëm nuk do të kenë më hapësirë për ta konsideruar si gjetje të përsëritur për Komunën e Rahovecit edhe si rekomandim të përsëritur për Komunën e Rahovecit”, ka deklaruar Latifi në debatin për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit për Komunën e Rahovecit.

Në vitin 2018, Komuna e Rahovecit ka marrë 21 rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Për të parë nëse kryetari i Rahovecit do të mbajë premtimin që komuna e drejtuar nga ai nuk do të ketë më gjetje për keq klasifikim të shpenzimeve, duhet të presim deri në muajin maj, kur edhe do të publikohet raporti i auditimit për vitin 2020.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Rahovecit në katër vitet e fundit. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Rahovec.

KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.

Debati në Komunën e Rahovecit është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike.

Analizën për Komunën e Rahovecit mund ta lexoni KËTU.

Debati në Komunën e Rahovecit është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook.

Debat në Komunën e Rahovecit për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 20 septembre 2019