array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Latifi: Do të dyfishojmë numrin e rekomandimeve të zbatuara

Deklarata

“Për vitin 2018 kemi pasur një sërë rekomandimesh dhe këtë vit po besoj që 9 prej tyre konsiderojmë që janë plotësisht të zbatuara deri më tani, të tjerat janë pjesërisht të zbatuara dhe deri në fund të vitit 2019 konsiderojmë që do të adresohen të gjitha rekomandimet”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Kryetari i Rahovecit është zotuar se do të zbatojnë 9 rekomandime të Auditorit deri në publikim të raportit të Auditorit për vitin 2019. Komuna e Rahovecit në vitin 2018 kishte arritur që t’i zbatojë vetëm 4 rekomandime nga 13 sa i kishte pranuar për vitin e përfunduar në vitin 2018. Në raportin e vitit 2019 pritet të shihet nëse Latifi e ka mbajtur premtimin e dhënë.

Artikulli

Në debatin për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit për Komunën e Rahovecit, të mbajtur rreth gjashtë muaj më parë, kryetari Smajl Latifi, kishte premtuar se komuna e drejtuar nga ai deri në fund të vitit 2019 do t’i zbatoj të gjitha rekomandimet e marra nga Auditori.

“Për vitin 2018 kemi pasur një sërë rekomandimesh dhe këtë vit po besoj që 9 prej tyre konsiderojmë që janë plotësisht të zbatuara deri më tani, të tjerat janë pjesërisht të zbatuara dhe deri në fund të vitit 2019 konsiderojmë që do të adresohen të gjitha rekomandimet. Hiq një rekomandim që nuk është vendimmarrje e komunës dhe besoj është karakteristikë e të gjitha komunave të Kosovës kur kemi të bëjmë me emergjencat e zjarrfikësve sepse nuk kemi një situatë të qartë dhe nuk kemi një mekanizëm adekuat me përmbush rekomandimin sa i takon zjarrfikësve. Shpresoj që në vitin 2021 të merr përfundimisht zgjidhje”, ka thënë Latifi.

Në vitin 2018, Komuna e Rahovecit ka marrë 21 rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Për të parë nëse kryetari i Rahovecit do të mbajë premtimin për zbatimin e rekomandimeve duhet të presim deri në muajin maj, kur edhe do të publikohet raporti i auditimit për vitin 2020.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Rahovecit në katër vitet e fundit. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Rahovec.

KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.

Debati në Komunën e Rahovecit është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike.

Analizën për Komunën e Rahovecit mund ta lexoni KËTU.

Debati në Komunën e Rahovecit është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook.

Debat në Komunën e Rahovecit për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 20 septembre 2019