array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Lajmi rremë se SBASHK-u tërhiqet nga greva

Deklarata

Tërhiqet SBAShK-u, pranon 50 eurot e qeverisë, mesimi pritet te filloj nga neser. Urime te gjith nxënësve.

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ky informacion është i rremë. Këto faqe nuk kanë treguar se nga e kanë marrë këtë informacion. Nuk e kanë cituar as ndonjë burim nga Sindikata dhe as nga Ministria. Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës nuk e kanë arritur ende një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës në lidhje me grevën e përgjithshme.

Artikulli

Dy faqe online në rrjetin social Facebook, Kaçaniku ME rrethinë dhe Gryka e Kaçanikut, më 20 shtator 2022, kanë postuar një foto të pjesëtareve të Këshillit Grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me mbishkrimin: “Tërhiqet SBAShK-u, pranon 50 eurot e qeverisë, mesimi pritet te filloj nga neser. Urime te gjith nxënësve”.

Ky informacion është i rremë. Këto faqe nuk kanë treguar se nga e kanë marrë këtë informacion. Nuk e kanë cituar as ndonjë burim nga Sindikata dhe as nga Ministria. 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës nuk e kanë arritur ende një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës në lidhje me grevën aktuale.

Madje, në mbledhjen e Komisionit për Arsim Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, të mërkurën kishte pasur përplasje qëndrimesh mes Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha dhe kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Deputeti Basha e kishte akuzuar Jasharajn se po i mban peng fëmijët, duke vijuar greva në shkolla, ndërsa Jasharaj i ishte drejtuar Bashës duke i thënë këtij të fundit se ai është fajtor për gjendjen e krijuar.

Ndërkaq në mbledhjen e sotme të Komisionit ku parashihej të diskutohej për grevën, Jasharaj ka munguar. Të pranishëm për diskutim ishin edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka filluar nga data 25 gusht 2022 dhe deri tani ende nuk është arritur marrëveshje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut.