array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ukshin Hoti

Lajmi rremë për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

Deklarata

Albanian Post, nga burimet brenda Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, merr vesh se tashmë është arritur akordim që eshtrat e intelektualit dhe ish-profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe filozofisë në Universitetin e Prishtinës, të kthehen në Kosovë. Bashkë me mbetjet e Hotit, i cili mungon qe 22 vjet, prejse herën e fundit u pa nga shokët e tij të qelisë me 16 maj të vitit 1999, do të kthehen edhe eshtrat e gjashtë të zhdukurve të tjerë. Emrat e personave, mbetjet e të cilëve kthehen bashkë me ato të Hotit, do të bëhen të ditur shpejt nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, organizata e cila është marrë me organizimin e kthimit, njofton burimi për Albanian Post.

Vlerësimi

Rrenë

Eshtrat e intelektualit Ukshin Hoti nuk janë kthyer në Kosovë. Për më tepër, ende nuk ka njoftim zyrtar që konfirmon që Hoti është vrarë. Hoti është në mesin e personave që konsiderohen të zhdukur, pasi ishte në mesin e personave të burgosur gjatë luftës në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e Ukshin Hoti dhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. 

Artikulli

Më 27 shtator, portali “albanianpost.com” nxori një lajm me titull “Ekskluzive: Ukshin Hoti kthehet në Kosovë”. 

Artikulli i publikuar pretendonte se eshtrat e veprimtarit Hoti do të kthehshin në Kosovë së bashku me eshtrat e gjshtë personave të tjerë. I gjithë lajmi bazohej në burime brenda Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Ukshin Hoti ishte veprimtar politik dhe shkrimtar. Në vitin 1999 ai ishte liruar me kusht nga një gjykatë e asaj kohe, e cila e kishte dënuar në vitin 1994. Siç kishin rrëfyer shokët e qelisë, Hotin e kishin parë për herë të fundit një të diele rreth orës 11:00 të paradites duke lënë burgun e Dubravës i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

Sot, e asaj dite, pra 22 vjet pas, nuk dihet nëse Ukshin Hoti është i gjallë apo i vdekur. Gjithashtu, nuk ka një përgjigje institucionale nëse ai është i vdekur. 

Shumë reagime pati pas publikimit të lajmit për kthimin e eshtrave të tij, ndërkohë lajmi u mohua fillimisht nga i biri i Ukshin Hotit, Andini, i cili është edhe kryesues i Komisionit Qeveritarë për Persona e Zhdukur e më pastaj, lajmi u demantua edhe nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Tri ditë pas publikimit të këtij lajmi, në Kosovë u kthyen eshtrat e shtatë kosovarëve. Ata ishin viktima të masakrës së Rezallës, të cilët janë gjetur në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë.

Pas 22 viteve, në Kosovë u kthyen eshtrat e Shefqet Zabelit, Sadri Zenelit, Dibran Rukollit, Jonuz Rukullit, Hetem Deliut, Nezir Deliu, Nazif Hoti, Vesel Deliu dhe Behram Rukulli.

Në mesin e shtatë personave të kthyer nuk ishte Ukshin Hoti. Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Andin Hoti dhe Arsim Gërxhaliu.

“Unë e kam thënë edhe atë ditë që ka dal lajmi, përvec që është lajm i rrjeshëm, unë kam shpresuar që është keqkuptim por tani po mendoj që është edhe tendencioz. Unë jam tu përgaditë padi për gazetarën dhe mediumin, sepse nuk bëhet hajgare me gjëra të tilla, janë të ndishme”, tha Andin Hoti për KALLXO.com

“Nuk ka asnjë të re sa i përket Ukshin Hotit, as nga informacionet zyrtare as jo zyrtare. Unë mezi s’pres me publiku informacionet, është në interes të familjes por edhe të Kosovës, por jo”, tha Hoti.

Edhe Gërxhaliu ka thënë se lista e përsonave të kthyer është publike.

“Ukshin Hoti nuk ka qenë në mesin e shtatë personave të kthyer dje, lista egziston”, tha Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka deklaruar se lajmi për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit ishte i rremë.

“KNKK-ja dëshiron të theksojë fuqishëm se ky raportim është krejtësisht i pasaktë dhe nuk bazohet në asnjë informatë të marrë nga KNKK-ja. Për më tepër, KNKK-ja bashkëndjen fuqishëm me familjarët e profesorit Hoti, në të cilët ky artikull ka pasur ndikim të keq emocional. Raportimi i pasaktë vetëm ua shton shqetësimin familjarëve të personave të zhdukur”, thuhet në një përgjigje të Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq me qendër në Kosovë ka thënë se demantimin e lajmit e kanë bërë në koordinim edhe me qendrën në Gjenevë.

Artikulli i portalit “Albanian Post”, 27 shtator 2021
Artikulli i portalit “Albanian Post”, 27 shtator 2021
Artikulli i portalit “Albanian Post”, 27 shtator 2021