array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi me fotografi të rreme

Deklarata

La tαkim me tjetren ne hoteΙ, bυrrit i iken meηdja kur perbaΙΙe i del gruaja…

Faqe në Internet

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “La tαkim me tjetren ne hoteΙ, bυrrit i iken meηdja kur perbaΙΙe i del gruaja…” është ilustruar me fotografinë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin edhe pse i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me përmbajtjen e artikullit.

Artikulli

Më 21 nëntor 2022 në faqen “Janina Press” është publikuar një lajm me titull “La tαkim me tjetren ne hoteΙ, bυrrit i iken meηdja kur perbaΙΙe i del gruaja…”.

Lajmi i njëjtë është publikuar edhe në ueb faqen “mainnewsplus.com” me të njëjtin titull, ndërsa nuk ka asnjë burim të informacionit.

Artikulli i shpërndarë në “Facebook” është ilustruar me një fotografi të presidenti rus, Vladimir Putin. 

Por, kur linku i lajmit klikohet, fotografia e presidentit rus nuk shfaqet. Teksti i lajmit po ashtu, nuk ndërlidhet asgjë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në anën tjetër, një kërkim i thjeshtë në internet, tregon se fotografia e një guaje që është përdorur në lajmin me titull “La tαkim me tjetren ne hoteΙ, bυrrit i iken meηdja kur perbaΙΙe i del gruaja…” del të jetë përdorur tre vite më parë rreth një raportimi mbi aktorën Vicky Pattison, e cila nuk ndërlidhet me lajmin e publikuar.