array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i vjetër për shpërndarjen e  mbështetjes financiare për lehonat

Deklarata

Nis Mbështetja Financiare Për Lehonat Dhe Skema Për Shtesat Për Fëmijë”

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Lajmi është shpëndarë, më datë 10 shtator 2022, në faqet në Facebook: “Gazeta ALB”, “Albini për Kosovën” është i rremë. Në artikull thuhet se në fillim të muajit shtator 2022 janë ndarë 7 milionë euro për dy skema, por kjo nuk është e vërtetë. Qeveria e Kosovës rreth një vit më parë, më 25 gusht 2021 kishte njoftuar se ka marrë vendim që të ndajë  7 milionë euro për lehonat dhe fëmijët. Ndërsa gjatë muajit shtator 2022, Qeveria nuk ka publikuar asnjë vendim për ndryshimin e skemës për mbështetjen financiare.

Artikulli

Më 1 shtator 2022 faqja e internetit “mainnewsplus” dhe më 2 shtator 2022 “rem.hthnewss” publikuan artikullin “Nis Mbështetja Financiare Për Lehonat Dhe Skema Për Shtesat Për Fëmijë”.

Qeveria sot ka prezantuar fillimin e zbatimit të masës 3.5, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët nga pakoja e ringjalljes ekonomike.Me vendimin e Ministrisë së Financave që nis të zbatohet nga ky muaj, nënat e reja (lehonat) do të mbështeten nga Qeveria duke përfshirë 170 në muaj dhe njëkohësisht do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve, nga 20 deri në 10 euro në muaj”- thuhet në lajmin e publikuar me 2 shtator dhe të shpërndarë me 10 shtator në disa faqe në Facebook.

Lajmi është shpëndarë, më datë 10 shtator 2022, në faqet në Facebook: “Gazeta ALB”, “Albini për Kosovën”.

Qeveria e Kosovës rreth një vit më parë, më 25 gusht 2021 kishte njoftuar se ka marrë vendim që të ndajë  7 milionë euro për lehonat dhe fëmijët.

I njëjti artikull i publikuar më 2 shtator 2022 është publikuar në vitin 2021, kur ishte marrë vendimi i Qeverisë për të ndarë 7 milionë euro për këto kategori.

Ndërsa gjatë muajit shtator 2022, Qeveria nuk ka publikuar asnjë vendim për ndryshimin e skemës për mbështetjen financiare.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se nuk ka vendim të ri për skema të reja. 

Ai ka thënë se shpërndarja e mjeteve financiare ka filluar vitin e kaluar dhe vazhdon të jetë në fuqi edhe sot.

“Lajmi i vitit të kaluar është publikuar Skemat “Shtesat për Lehona” dhe “Shtesat për Fëmijë” janë prezantuar në shtator të vitit të kaluar dhe që atëherë nga këto dy skema kanë përfituar mbi 19 mijë lehona dhe mbi 170 mijë fëmijë. Skemat janë ato që kanë qenë dhe janë ende të hapura për aplikim”- ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për KALLXO.com.