array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrimi: KALLXO.com

Lajmi i rremë se Ushtria e Kosovës do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë

Deklarata

MADHESHTORE!! AIbin Kurti Po E Dërgon ushtirnë E Kosovës bashke me SHBA-ne Në Ukrainë Kundër Rusisë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Ky lajm është i rremë. Nuk është marrë asnjë vendim që Ushtria e Kosovës të dërgohen në Ukrainë. Në artikull përmendet një deklaratë e mëhershme e kryeministrit Albin Kurti kur ishte pyetur për këtë çështje. Kurti këtë deklaratë e kishte dhënë para gazetarëve, më 9 dhjetor 2021, në të cilën nuk kishte thënë që do të dërgoi ushtrinë në Ukrainë.

Artikulli

Disa media kanë publikuar një lajm kinse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të dërgojë Ushtrinë e Kosovës në Ukrainë, për të luftuar kundër Rusisë.

Në titullin e publikuar nga ueb-faqja https://banglarreporter.com/, thuhet: “MADHESHTORE!! AIbin Kurti Po E Dërgon ushtirnë E Kosovës bashke me SHBA-ne Në Ukrainë Kundër Rusisë”.

Artikulli është publikuar më 3 mars 2022. I njëjti lajm është publikuar edhe në disa faqe në Facebook në të njëjtën datë.

Ky lajm nuk është i vërtetë. Nuk është marrë asnjë vendim që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të dërgohen në Ukrainë.

Në artikull përmendet një deklaratë e mëhershme e kryeministrit Albin Kurti kur ishte pyetur për këtë çështje.

Kurti këtë deklaratë e kishte dhënë para gazetarëve, më 9 dhjetor 2021, në të cilën nuk kishte thënë që do të dërgoi ushtrinë në Ukrainë.

“Së pari, uroj që të mos ketë konflikte të reja, edhe unë jam duke e përcjellur me vëmendje deri në orët e vona se çfarë po ndodhë në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse dhe ka një alarmime dhe të NATO-s, në veçanti të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për këtë gjë, dhe çkado që NATO-ja e parasheh të nevojshme ne natyrisht që jemi të gatshëm”, kishte thënë ai.

As pas kësaj deklarate, nuk është marrë asnjë vendim nga Qeveria për të dërguar trupa të FSK-së në Ukrainë.

Sulmet në Ukrainë, Rusia i ka nisur më 24 shkurt të këtij viti. Agresioni rus është ende duke vazhduar.

Misioni i FSK-së është që të kryejë operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj, operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës, si dhe t’i ndihmojë autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

“Detyra të tilla do të përfshijnë operacionet e kërkim shpëtimit; mënjanimin e mjeteve shpërthyese; kontrollin dhe pastrimin e materieve të rrezikshme; zjarrfikjen; si dhe detyrat tjera të ndihmës humanitare. FSK-ja do t’i përfaqësoj dhe mbroj të gjithë njerëzit e Kosovës”, përcaktohet në misionin e FSK-së.

Në anën tjetër, shtetasit e Kosovës nuk mund të marrin pjesë në një luftë jashtë vendit. Janë bërë gati 7 vite prej kur Kuvendi i Kosovës nxori një ligj i cili ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të vendit në lufta jashtë territorit tonë.

Atë kohë, synohej ndalimi i pjesëmarrjes në konfliktet e armatosura në lindje të mesme ku disa organizata terroriste luftonin kundër perëndimit.“Kushdo që merr pjesë në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht , në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite”, thuhet në paragrafin 3 të nenit 3 të këtij Ligji.

Lajmi i rremë, Burimi: https://banglarreporter.com/