array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë se Suedia ka paguar 10 milionë euro për të mbrojtur një shqipëtar nga dënimi me vdekje 

Deklarata

Ekzekutoi “Benzeman”, Suedia paguan 10 mln euro për të mbrojtur shqiptarin

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “Ekzekutoi “Benzeman”, Suedia paguan 10 mln euro për të mbrojtur shqiptarin” është i rremë. Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë i ka thënë Krypometrit se shteti i Suedisë nuk i ka paguar 10 milionë euro për të mbrojtur Xhuliano Prenga, një 19 vjeçar me shtetësi të Suedisë dhe prejardhje nga Shqipëria, i dyshuar për vrasje në Irak. Mediat kanë raportuar se vrasja në Irak ka ardh si pjesë e një konflikti në mes të grupeve.

Artikulli

Më 05.05.2023, faqja në Facebook ‘Politiko.al’ ka publikuar një lajm me titullin “Ekzekutoi “Benzeman”, Suedia paguan 10 mln euro për të mbrojtur shqiptarin” (arkiva).

artikull pretendohet se Qeveria e Suedisë ka paguar 10 milionë euro shtetit të Irakut që mos të dënojë me vdekje një person me emrin Xhuliano Prenga me përkatësi etnike shqiptare, i cili sipas raportimit se po mbahet i izoluar në burgun e Bagdadit për vrasjen e Mustafa Aljiburit, i njohur me pseudonimin “Benzema”.

“Ai vazhdon të jetë në Bagdad në burg dhe e vetmja e mirë është që shteti suedez pagoi për të “blerë” jetën e tij. Përdorën një klauzolë që kishin fiset atje, ku mund të bënin marrëveshje. Paguan rreth 10 milionë euro. Pritet që të shprehet gjykata, mund të dënohet me burg përjetë, por mjafton që të jetë gjallë. Mos ta asgjesojnë në mes të qytetit. Kjo është e vetmja e mirë. Mundësitë për deportim janë të pakta sepse duhet të vuajë dënimin në vendin që ka kryer krimin”- thuhet në këtë artikull.

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontaktuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, të cilët kanë mohuar një informacion të tillë.

“Përgjigja për pyetjen tuaj është, jo.”- është përgjigjur ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë, në pyetjen nëse Qeveria suedeze ka paguar këtë shumë për të mbrojtur personin e apostrofuar në artikull.

Mustafa Aljiburi, 34 vjeç, me nofkën “Benzema” është vrarë më 08.01.2024, në lagjen Ameria të Bagdadit, Irak. Një person, i cili sipas mediave është shfaqur me motoçikletë dhe ka hapur zjarr, është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është arrestuar nga Policia vetëm pak orë pas ngjarjes, duke pretenduar se personi i dyshuar për vrasje është Xhuliano Prenga, një 19 vjeçar me shtetësi të Suedisë dhe prejardhje nga Shqipëria. 

Mediat kanë raportuar se Mustafa Aljiburi kishte nënshtetësi suedeze. The Economist kishte shkruar se Mustafa “Benzema” Aljiburi është “anëtar kryesor i një rrjeti të drogës suedez të njohur si Foxtrot”. Ai ishte paraqitur në një video në Instagram përmes të cilës i kishte kërcënuar kundërshtarët duke përfshirë një prokuror suedez. 

The Economist” dhe ‘France24’ kanë raportuar se për shkak të luftës në mes të grupit kriminal në Suedi janë rritur sulmet vdekjeprurëse. Dyshohet se Mustafa “Benzema” Aljiburi  është vrarë si pjesë e një konflikti në mes të grupeve që ishin krijuar pas përçarjes së rrjetit suedez të drogës të njohur si Foxtrot.