array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i rremë se Shqipëria u bën thirrje shtetasve të saj të luftojnë në Ukrainë

Deklarata

Pas Danimarkës, edhe Shqipëria iu bën thirrje shtetasëve të saj të luftojnë në Ukrainë

Mediat

Vlerësimi

Me kos

Titulli i këtij shkrimi është i rremë, sepse asnjë institucion i Shqipërisë nuk ka bërë thirrje për qytetarët e saj t’i bashkohen luftës në Ukrainë. Thirrja është bërë nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, e cila i përfaqëson interesat dhe politikat e Ukrainës dhe vije pas thirrës së njëjtë të bërë nga Presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky.

Artikulli

Portali ‘Kosovapost’ ka publikuar një lajm ditën e djeshme, duke shkruar se Shqipëria u ka bërë thirrje shtetasve të saj, që të luftojnë në Ukrainë.

Bazuar në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ të Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri duke publikuar lajmin me titull: Pas Danimarkës, edhe Shqipëria iu bën thirrje shtetasëve të saj të luftojnë në Ukrainë.

“Pas Danimarkës, edhe Shqipëria iu bën thirrje shtetasve të saj të luftojnë në Ukrainë”, është tituli i lajmit të publikuar nga ky portal.

Tutje, në tekst shkruhet se Ambasada e Ukrainës në Shqipëri u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me legjionin e huaj të krijuar për të luftuar kundër rusëve.

Në fakt, postimi i ambasadës ukrainase thotë se “vullnetarët që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju lutem dërgoni një në e-mail në adresën e mëposhtme..”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Titulli i këtij shkrimi është i rremë, sepse asnjë institucion i Shqipërisë nuk ka bërë thirrje për qytetarët e saj t’i bashkohen luftës në Ukrainë.