array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrimi: KALLXO.com

Lajmi i rremë se po përfundon lufta në Ukrainë me intervenimin e NATO-s

Deklarata

Avionët mbulojnë qiellin/ NATO ia ka dhënë göditje fatale Putin”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Nuk është bërë asnjë operacione ushtarak i NATO-së në Ukrainë. Lajmi është i rremë. Lufta në Ukrainë ende është duke vazhduar.

 

Artikulli

Një lajm me pretendimin se po përfundon lufta në Ukrainë me intervenimin e Aleancës Veri-Atlantike (NATO) është shpërndarë në portalin me emrin “https://web.gazetakorrekte.com/”, më 20 prill të këtij viti.

Titulli i lajmit është “Avionët mbulojnë qiellin/ NATO ia ka dhënë göditje fatale Putin”, dhe është shpërndarë edhe në Facebook në faqen “Gazeta Korrekte”.

Kjo faqe ka mbi 500 mijë pëlqime në Facebook.

Përkundër titullit, në artikull flitet për disa operacione të NATO-së në kufirin me Ukrainën.

Artikulli nuk citon asnjë media ndërkombëtare.

Lufta në Ukrainë ende është duke vazhduar.

Sulmi rus mbi Ukrainë filloi më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin nisi, sipas tij, një “operacion special ushtarak” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Në anën tjetër, NATO-ja ka thënë se do të intervenojë vetëm nëse cenohet siguria e ndonjë shteti anëtar të saj. Ukraina nuk është pjesë as e NATO-s dhe as e Bashkimit Evropian.

Burimi: Facebook