array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Lajmi i rremë se KESCO një megavat rrymë ua shet qytetarëve rreth 600 euro

Deklarata

KESCO një megavat rrymë ia shet qytetarëve rreth 600 euro.

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Konstatimi i bërë në artikull se “KESCO një megavat rrymë ia shet qytetarëve rreth 600 euro” është i rremë. Nëse çmimi për megavat që do t’i faturohej qytetarit do të ishte 600 euro, atëherë një familje që shpenzon 800 kilovatë do të paguante një faturë prej 480 euro.  Tarifa finale që e paguan një qytetar është nga 28.9 euro për megavat deri 125 euro megavati për disa kategori.  Artikulli në fjalë ka falsifikuar deklaratën e drejtorit të KEK-ut duke i atribuar atij edhe një deklaratë të pathënë e cila e ka shtrembëruar plotësisht mesazhin e deklaratës së dhënë në emisionin Kallxo Përnime. Gjatë publikimit të materialeve gazetarët dhe publikuesit nuk guxojnë të falsifikojnë materialin burimor.

Artikulli

Një faqe në rrjetin social Facebook, INTERLAJMI, ka publikuar një foto e cila përmban një deklaratë të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Deklarata “Krasniqi: Ne ia shesim KESCO-s 29 euro një megavat, ata ia shesin qytetarëve 600 euro” është shpërndarë edhe në faqet tjera të Facebook, si: JOQ Kosova, Jepi zë, Guacka, Dada Zoje, Bota Reale, Made In Albania, Portali Shqip24/7, News Shqip, Uiggy, Qyteti i Mitrovicës, Mitropol, Interlajmi dhe qytetar

Faqja pretendon se Krasniqi ka thënë “Çmimin që ne ia shesim KESCO-s është vetëm 29 euro për një megavat. Ndërsa KESCO një megavat rrymë, ia shet qytetarëve rreth 600 euro”.

Një pjesë e deklaratës së publikuar në këtë faqe është e rreme. Nëse çmimi për megavat që do t’i faturohej qytetarit do të ishte 600 euro, atëherë një familje që shpenzon 800 kilovatë do të paguante një faturë mesatare prej 480 euro.

Lajmin për KALLXO e ka demantuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se çmimi final i paguar nga konsumatori, ku hyjnë të gjitha shpenzimet, është shumë herë më i ulët.

“Ky është informacion i pasaktë. Çmimi final i paguar nga konsumatori ku hyjnë të gjitha shpenzimet është shumë herë më i ulët. Tarifat finale janë nga 28.9 deri 125 për disa kategori” –  ka thënë Buzhala në një prononcim për KALLXO.

Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë ka qenë dukshëm më i lirë sesa i vendeve tjera, deri në muajin shkurt të vitit 2022 kur Zyra e Rregullatorit ka vendosur të rrisë tarifën dhe njëkohësisht të kthejë bllok-tarifën. Bllok-tarifa nënkupton që qytetarët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë do të paguajnë më shtrenjtë për sasinë e energjisë e shpenzojnë mbi 800 kilovatë.

Por, edhe çmimi më i lartë që një familje paguan është 125 euro për megavat për energjinë që e konsumon ditën dhe nëse ajo pjesë e energjisë është mbi 800 kilovatë. 

Por, fatura e energjisë ndërtohët duke i kalkuluar në atë mënyrë që aty hyjnë edhe tarifa shumë të ulëta që janë gjatë natës. Në bazë të raportit vjetor të ZRRE-së çmimi mesatar që paguajnë qytetarët e Kosovës është rreth 70 euro për megavat, por ka familje që janë nën këtë çmim por edhe të tilla që shpenzojnë më shumë dhe paguajnë më shtrenjtë.

Ditë më parë, kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut ishte i ftuar në emisionin “Kallxo Përnime”, i cili ka deklaruar se çmimi i rrymës të cilën KEK ia shet KESCO-s është 29.6 euro për megavat.

Mirëpo, Krasniqi nuk ka deklaruar që KESCO një megavat rrymë ua shet qytetarëve rreth 600 euro, por ka folur për çmimin në tregun ndërkombëtar.

“Zakonisht për fundjavë bie çmimi, domethënë sot apo dje ka qenë diku rreth 360-350 euro për megavat. Javën që shkoi ka qenë 600-700. Ka pasë ditë kur ka shku deri në 850” – ka deklaruar Krasniqi në Kallxo Përnime. Në këtë pjesë Krasniqi ka folur për çmimin në bursën ndërkombëtare e jo për çmimin që e paguajnë qytetarët e vendit.

Sipas bursës hungareze të energjisë, HUPX Hungarian Spot Index, në fund të gushtit, çmimi për megavat ka qenë deri në 700 euro.

Ndërkaq në fundjavë çmimi ka shkuar deri në 360 euro për megavat dhe gjatë javës deri në 530 euro.

Çmimi që KESCO ua shet rrymën qytetarëve përcaktohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, i cili ka për detyrë të rregullojë aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë, përfshirë energjinë elektrike, ngrohjen qendrore dhe gazin.