array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmet e rreme - Foto: REL/Shutterstock

Lajmi i rremë se ish-deputeti Blerim Grainca shpenzoi 10 mijë euro për derivate

Deklarata

Deputeti ‘shembull’ i LDK-së del se i ka shpenzuar 10 mijë euro para se të hiqte dorë nga pagesa për udhëtim

Media

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi i publikuar gjoja se Blerim Grainca kishte shpenzuar 10 mijë euro karburatane në mes të vitit 2011 dhe 2013 nuk është i vërtetë. Grainca në atë kohë nuk kishte qenë as deputet, ndërsa portali përveç që e ka publikuar lajmin pa e kontaktuar ish-deputetin Grainca nuk e ka verifikuar nëse i njëjti ishte deputet. Përveç kësaj, portali nuk e ka treguar të vërtetën as kur ka thënë se këshilltari i Glauk Konjufcës e ka edituar statusin e tij në Facebook pas reagimit të ish-deputetit Grainca.

Artikulli

Gazeta Express, më 6 shkurt, e ka shpërndarë një artikull me titullin “Deputeti ‘shembull’ i LDK-së del se i ka shpenzuar 10 mijë euro para se të hiqte dorë nga pagesa për udhëtim”, lajm i cili është shpërndarë edhe nga disa media të tjera.

Pretendimet në këtë artikull i referohen një deklarate në Facebook të Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës. Gazeta raportonte që aludimi i këshilltarit të kryetarit të Kuvendit ishte për Blerim Graincën, duke mos marrë sqarime nga ky i fundit.

Raportimi i Gazetës Express, i cili është fshirë më vonë

Kërçeli në Facebook nuk ka përmendur emrin e deputetit Grainca kur ka treguar për shpenzimet e një deputeti tjetër të LDK-së, pa i përmendur emrin.

Më vonë ai e ka edituar postimin e tij, duke shkruar se nuk e ka pasur fjalën për Graincën.

Burimi” Facebook

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Grainca, në një postim në Facebook ka paralajmëruar se do të padisë këshilltarin e Konjufcës, duke u thirrur në raportimin e Gazetës Express se ai i ka shpenzuar 10 mijë euro për derivate para se të hiqte dorë nga marrja e mjeteve për udhëtim që ofrohen nga legjislativi.

Ai madje ka thënë se ishte bërë deputet në vitin 2014, ndërkohë lajmi fliste për periudhën 2011-2013.

Pas reagimit të ish-deputetit Grainca, Gazeta Express e ka fshirë artikullin e parë ndërsa më vonë e ka publikuar reagimin e ish-deputetit të LDK-së, Blerim Grainca.

Në artikullin e publikuar, Gazeta Express pretendon se Kërçeli e ka ndryshuar statusin e tij në Facebook pas reagimit që ka bërë Grainca, por kjo nuk qëndron.

Kërçeli e ka bërë postimin e parë në ora 14:16. Gazeta Express e ka publikuar lajmin duke aluduar në Blerim Graincën në ora 14:47. Kërçeli e ka edituar postimin e tij duke thënë se nuk bëhet fjalë për Blerim Graincën në ora 15:02, ndërsa Grainca e kishte bërë postimin e tij në ora 15:34.

Grainca në reagim ka thënë se mandatin e deputetit e ka filluar në fundin e vitit 2014 dhe se në vitet 2011-2013 nuk ka qenë deputet.

“Shihemi në Gjykatë me ata që plasojnë lajme të pa vërteta”, thuhet mes tjerash në reagimin e tij në Facebook më datë 6 shkurt 2022.

Gjatë zhvillimeve, mediat raportuan se ish-deputeti Grainca në vitin 2015 përmes një kërkesë drejtuar Sekretariatit të Kuvendit kishte kërkuar që të mos kompensohej për udhëtim pasi jetonte në Prishtinë.

Burimi: Facebook

Të dhënat e Kuvendit të Kosovës tregojnë se Blerim Grainca ka qenë deputet i LDK-së në legjislaturën e pestë, përkatësisht në vitet 2014-2017.

Publikimi në media i shpenzimeve të deputetëve për karburante ka nxitur reagime të shumta ditët e fundit në vend.

Në lidhje me shpenzimet të hënën pati tensione në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pikërisht në lidhje me publikimin në Facebook të shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nuk përfundoi për shkak se pati një përplasje me fjalë mes kryetarit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe Kërçelit.

Për këtë shkrim ka reaguar edhe deputeti Gashi, duke shtuar se postimi i Kërçelit ishte për të dhe “tentim për të denigruar deputetë të caktuar”.

Gashi vlerëson se postimi i Kërçelit është nxitur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Mendoj që asnjë shef kabineti në asnjë vend bote, e asnjë institucion nuk flet pa lejen e shefit të vet”, tha Gashi.

Kurse, Konjufca ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

“Do të shohim masat që do t’i marrim dhe masat disiplinore që i kemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me një kërkim falje që është më e pakta që duhet të ndodh në këtë rast”, tha Konjufca.

Vetëm pas raportimeve për shpenzimet për karburante, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje hoqën dorë nga marrja e benefiteve që i ofron Kuvendi i Kosovës për shpenzimet e udhëtimeve.

Raportimet e rreme: