array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i rremë se dy vajzat e zhdukura në Pejë folën për media pasi u gjetën

Deklarata

Flasin dy vajzat që ishin laгguaг nga shtëpia paгa një jave kjo qe thane dгidh Kosoven

Faqe në Internet

Vlerësimi

Me kos

Titulli “Flasin dy vajzat që ishin laгguaг nga shtëpia paгa një jave kjo qe thane dгidh Kosoven” nuk është i saktë. Në titull thuhet se “flasin dy vajzat që ishin larguar nga shtëpia”, por mediat nuk kanë publikuar asnjë intervistë me dy vajzat e raportuara si të zhdukura. Lajmi është i rremë sepse vajzat në fjalë nuk kanë dhënë intervistë për ndonjë media. Ato janë deklaruar për Policinë e Kosovës. Në kreun e këtij lajmi thuhet “ndiqni videon për të kuptuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë”, ndërsa brenda në tekst nuk ka asnjë video.

Artikulli

Në faqen e internetit “todaynews80.com”, me datën 1 tetor 2022 është publikuar një informacion me titullin “Flasin dy vajzat që ishin laгguaг nga shtëpia paгa një jave kjo qe thane dгidh Kosoven”.

E njëjta përmbajtje është shpërndarë me datën 21 gusht 2022 dhe 21 shtator 2022 nëpër disa faqe të Facebook-ut: Dardania Pres dhe Dardania Press.

Në titull thuhet se deklarata që kanë dhënë dy vajzat e zhdukura “dridh” vendin, por brenda artikullit mediat nuk kanë publikuar asnjë fakt që deklaratat e tyre kanë shkaktuar reagime në Kosovë. 

Në titull thuhet se “flasin dy vajzat që ishin larguar nga shtëpia”, por mediat nuk kanë publikuar asnjë intervistë me dy vajzat e raportuara si të zhdukura.

Lajmi është i rremë sepse vajzat në fjalë nuk kanë dhënë intervistë për ndonjë media. Ato janë deklaruar për Policinë e Kosovës.

Në kreun e këtij lajmi thuhet “ndiqni videon për të kuptuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë”, ndërsa brenda në tekst nuk ka asnjë video.

Dy vajzat ishin raportuar të zhdukura me datën 24 shtator 2022. Në Polici janë paraqitur familjarët e viktimave, tё cilët kanë deklaruar se vajzat e tyre janë larguar nga shtëpitë e tyre në fshatin Treboviq dhe fshatin Qyshk, komuna Pejë me datë 23 shtator 2022.

Dy vajzat e zhdukura në Pejë janë gjeturr nga Policia e Kosovës më 1 tetor 2022. Vajzat janë sjellë në stacionin e Policisë pasi organet e rendit kishin ndalur një qytetar në rrugë.

Viktimat në Polici kanë deklaruar se vajzat në fjalë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur ndonjë keqtrajtim. Vajzao poashtu edhe janë kontrolluar nga mjeku kujdestar.

Sipas deklaratave të vajzave në Polici, nga shtëpitë janë larguar me dëshirën e tyre dhe kanë qëndruar në një shtëpi tё pabanuar në fshatin Qungur- Pejё. Pasi nuk kanë pranuar të kthehen në shtëpitë e tyre, vajzat janë vendosur në strehimore.