array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë se 4 persona mbetën të vdekur në aksidentin e Rrogozhinës

Deklarata

Aksident tragjik në Rrogozhinë, shkon në 4 numri i viktimave: Shuhet familja, trupat kanë ngecur në makinë

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i informacionit “Aksident tragjik në Rrogozhinë, shkon në 4 numri i viktimave: Shuhet familja, trupat kanë ngecur në makinë” është i rremë. Në këtë aksident ka vdekur vetëm një person, vozitësi i automjetit “Mercedes Benz”. Shumë prej portaleve kanë publikuar lajmin se 4 persona kanë humbur jetën dhe ato nuk e kanë ndryshuar lajmin përkundër faktit që Policia e Shqipërisë ka dalë me njoftim se bëhet fjalë për vetëm një person të vdekur nga ky aksident.

Artikulli

Ueb-faqet veriu.info, 02press, korrieri.com.al, 4 gusht 2022, kanë publikuar një lajm me titull “Aksident tragjik në Rrogozhinë, shkon në 4 numri i viktimave: Shuhet familja, trupat kanë ngecur në makinë”.

I njëjti artikull është shpërndarë në disa faqe në Facebook si: RTV Besa, Shqiperia ime, Shqiptarët në Gurbet, Zëri i Popullit, Njeshi, Lajmeshqip.al, news albania.al, Express Aktiv, Ideplus, Sinjali,  Veriu.info, Lajmin, Lajmialb, Ngjarjet, dhe Mergimtari.info.

Në përmbajtje të artikullit, faqet pretendojnë se si pasojë e aksidentit të ndodhur në  aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur “Bishti i Zhurit” në Shqipëri kanë vdekur katër persona.

Lajmi i publikuar është i rremë dhe i njëjti nuk është fshirë e as ndryshuar nga portalet në fjalë përkundër që Policia e Shqipërisë ka lëshuar njoftim se në fakt ka vdekur vetëm një person.

Në një prononcim për KALLXO.com, shefi i komunikimit me median në Policinë e Shtetit, Gent Mullai, ka thënë se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person.

Sipas Mullait, drejtuesi i kamionit është përplasur me një veturë, me ç’rast 27-vjeçari ka vdekur.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur jetën”- ka thënë Mullai për KALLXO.com, mw 5 gusht 2022.  

Më tej, Mullai tha se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.