array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrimi: KALLXO.com

Lajmi i rremë rreth njohjes së Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së

Deklarata

Artikulli ka titullin “Urime! Vucic tranohet, 5 shtete të BE-së do ta njohin Kosovën, Kurti flet për anëtarësimin në BE” i publikuar në mars dhe në prill të këtij viti.

Media

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi për njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës është i rremë. Ky lajm i publikuar me këtë titull është në shpërputhje me përmbajtjen e tekstit. Në artikull nuk përmendet fare njohja e mundshme nga vendet e BE-së apo presidenti serb Vuçiq.

Artikulli

Nëpër disa ueb-faqe është publikuar një titull me pretendimin se pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pritet të bëjnë një gjë të tillë.

Aty gjithashtu vlerësohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i shqetësuar për këtë gjë.

Artikulli ka titullin “Urime! Vucic tranohet, 5 shtete të BE-së do ta njohin Kosovën, Kurti flet për anëtarësimin në BE” i publikuar në mars dhe në prill të këtij viti.

Ndërkaq, në artikull nuk përmendet njohja e mundshme nga vendet e BE-së apo presidenti serb Vuçiq. Aty vetëm citohet kryeministri Albin Kurti në lidhje me kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Në anën tjetër, zyrtarisht së fundi nuk ka pasur ndonjë paralajmërim se pesë vendet anëtare të bllokut evropian do të njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur ende pesë vendet anëtare të BE-së, Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia.

Kosova gjithashtu nuk gëzon liberalizimin e vizave dhe nuk është pjesë as e Këshillit të Evropës dhe as OKB-së.

‘HaIIakatet’ Vuciq, 5 shtete të BE-se do ta njohin Kosovën, Kurti flet për anëtarësimin në BE