array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Ilustrimi: KALLXO.com

Lajmi i rremë për zhdukjen e komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari

Deklarata

“Zhduket komandanti i FSK-së Bashkim Jashari”

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ky lajm, i publikuar me datë 4 prill, është i rremë. Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin me datën 5 prill kishte marrë pjesë në 23 vjetorin e  masakrës në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt dhe e kishte pritur në takim Drejtorin e NALT-it, Gjeneral brigade Jörg Rüter dhe pasuesin e tij Gjeneral brigade Joachim Hoppe. Ky nuk është lajmi i parë i rremë rreth ushtrisë së Kosovës dhe gjendjes së sigurisë në Kosovë.

Artikulli

Një lajm me mbishkrimin “Zhduket komandanti i FSK-së Bashkim Jashari” ka qarkulluar në disa portale online të Kosovës.

Lajmi është ndarë në portalin hitshqipvideo me mbishkrimin “E FUNDIT, zhduket komandanti i FSK-së Bashkim Jashari”, me titull të ngjashëm lajmi është shpërndarë edhe në portalet do24neës.com dhe GazetaPlusss.

Artikulli në këto portale është i rremë pasi nuk ka pasur raportim për zhdukjen e komandantit të FSK-së nga ana e familjes apo institucioneve të sigurisë dhe rendit.

Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin kishte me datën 5 prill kishte marrë pjesë në 23 vjetorin e  masakrës në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt. Në të njëjtën ditë, në prag të përfundimit të mandatit në pozitën e Drejtorit të NALT-it, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kishte pritur në takim, Gjeneral brigade Jörg Rüter dhe pasuesin e tij Gjeneral brigade Joachim Hoppe.

Ky nuk është lajmi i parë i rremë rreth ushtrisë së Kosovës dhe gjendjes së sigurisë në Kosovë. Në këtë link mund të lexoni 50 lajme të rreme të publikuar gjatë 3 viteve të fundit në Kosovë.