array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Ilustrim

Lajmi i rremë për videon e personit me thikë në fyt në Pejë

Deklarata

“Lajme 365”: “Gjendet një person me thikë në fyt! Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Xhamisë së Çarshisë në Pejë, me ç’rast qytetarët kanë dërguar video se si një person ende i pa identifikuar po qëndronte ulur, i shtangur me mjetin e prehtë të ngulur në fytin e tij, ndërsa aty vërehet edhe prania e Policisë.”

Media online

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi ka thënë për KALLXO.com se ky lajm është i rremë.

Artikulli

Para disa ditëve në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e një personi të ulur në një ulëse të parkut në Pejë. Duke iu referuar kësaj video, media online “Lajme 365” ka raportuar se personi në fjalë është gjetur me thikë në fyt, i ulur në një ulëse të parkut.

Artikulli i publikuar nga media online “Lajme 365” përmban videon, për të cilën është thënë se është dërguar nga disa qytetarë.

Në këtë artikull është përshkruar edhe vendi se ku ka ndodhur ngjarja, por të njëjtit nuk e kanë konfirmuar rastin përmes organeve të sigurisë apo ato të shëndetësisë.

“Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Xhamisë së Çarshisë në Pejë, me ç’rast qytetarët kanë dërguar video se si një person ende i pa identifikuar po qëndronte ulur, i shtangur me mjetin e prehtë të ngulur në fytin e tij, ndërsa aty vërehet edhe prania e Policisë”, thuhej në lajmin e publikuar nga “Lajme 365”.

Ky lajm është i rremë. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Lajmi është i rremë. Nuk është e vërtetë ajo çfarë kanë shkruar mediat përmes asaj video. Menjëherë pas publikimit në disa media kemi deklaruar se ky lajm është i rremë. Polica në vazhdim do të hetojë rrethanat tjera të kësaj ngjarje”, tha për KALLXO.com Fadil Gashi.

Por më pas, media “Lajme 365” e ka fshirë lajmin nga faqja e tyre.