array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për vdekjen e Arian Çanit 

Deklarata

media

Vlerësimi

Rrenë

Materiali është vlerësuar si i pasaktë për shkak se ka manipuluar një video material dhe ka ofruar informacion të pasaktë se gazetari ka vdekur.

Në tërë përmbajtjen e tij informacioni është i rremë, ndërsa lexuesi mund ta kuptojë të vërtetën vetëm kur të klikojë në  videon e YouTube.

 

Artikulli

Më datën 10 gusht 2022, në faqen e internetit “live14daily.com” është shpërndarë një përmbajtje me titullin “E Tmerrshme! “Arian Çani vdes në klubin e striptizmit”, çfarë ndodhi mbrëmë që habiti të gjithë..”

Kjo përmbajtje është shpërndarë më datën 10 gusht 2022 në faqen e Facebook-ut, Lajme nga Bota.

Me të njëjtën përmbajtje është shpërndarë më datën 9 gusht 2022 edhe në faqet e “Facebook-ut”, “Lajmi i Fundit” dhe Portali Aurora  duke e marrë informacionin nga faqja e internetit “onlybanglanews.com” 

Brenda në artikull është bashkangjitur një video material në YouTube i cili është një storie televizive e cila e tregon të kundërtën: faktin që në Shqipëri ishte raportuar më herët për vdekjen e gazetarit Çani.

Kjo “rrenë” ishtë shpërndarë në vitin 2018. Më 5 maj 2018, në faqen e internetit “sot.com.al” ishte publikuar një informacion me titullin “Arian Çani vdes në klubin e striptizmit”, çfarë ndodhi mbrëmë në “Zonë e Lirë” që habiti publikun”. 

Por në tekst është cekur se Arian Çani në emisionin që ai drejton, kishte përmendur lajmet që po qarkullonin për “vdekjen e tij”.Ripublikimi dhe publikimi pa asnjë bazë i këtij informacioni përbënë lajm të rremë. Përdorimi i argumenteve në këtë material poashtu është i rremë.

Gazetarët nuk guxojnë të falsifikojnë apo t’i keqpërdorin informacionet për ta mashtruar publikun.